Memli Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe Veselit: E vërteta për UÇK-në s’mund të deformohet kurrë

Memli Krasniqi viziton familjet e Thaçit dhe Veselit: E vërteta për UÇK-në s’mund të deformohet kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kjo pasi dje janë bërë një vit qysh nga arrestimi i tyre dhe dërgimi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ai tha se ata kanë mall dhe dëshirë që të bijtë e tyre të kthehen në Kosovë.

“Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe, por më e madhe është mburrja e krenaria që kanë për ta. Sepse këto familje kanë rritur djem çlirimtarë, që mision jetësor e kanë pasur dhe e kanë Kosovën e lirë dhe të zhvilluar. E vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë. Fitorja e betejës së fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta dëshmuar pastërtinë e kësaj lufte do të jetë vulë e historisë së lavdishme të vendit tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: