Nuk shkon finalja pa shqiponjën shqiptare, këtë herë punën e kryen Era Istrefi

Nuk shkon finalja pa shqiponjën shqiptare, këtë herë punën e kryen Era Istrefi

Këngëtarja kosovare Era Istrefi e ka bërë simbolin e shqiponjës në stadiumin Luzhniki në Moskë, aty ku u zhvillua finalja e Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Istrefi, ka marrë pjesë në këtë Botëror në cilësinë e artistes në këngën zyrtare të Kampionatit “Live it Up”, shkruan Periskopi.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shënuar ajo sipër fotografisë.

Ndryshe, ndeshja finale përfundoi me fitoren e Fransës kundër Kroacisë, me rezultat 4:2. /Periskopi/

Shpërndaje në: