Pas PDK’së edhe VV ngre alarmin për vendimin e Komerciales për 32 milionëshin e NPB’së – Të hetohet kontrata

Pas PDK’së edhe VV ngre alarmin për vendimin e Komerciales për 32 milionëshin e NPB’së – Të hetohet kontrata

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK), Abelard Tahiri, gjatë ditës së mërkurë ka alarmuar se 32 milionë euro do t’u merren qytetarëve të Prishtinës, përmes buxhetit, shkaku i një aktgjykimi të Gjykatës Komerciale, që lidhet me një kontratë të vitit 2021.

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Për këtë çështje ka reaguar edhe asamblisit i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Gëzim Sveçla, raporton Periskopi.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se LVV e ka kundërshtuar këtë kontratë të inciuar.

“Për shkak të një kontrate korruptive të vitit 2021, një ndërmarrje publike e qytetit rrezikon të paguajë denim mbi 32 milionë euro.Që nga dita e parë kur kjo kontratë është inicuar, Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar fuqishëm.Kemi bërë kallëzime penale, kemi ngritur padi dhe kemi denoncuar pareshtur këtë aferë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nëse Apeli e vërteton aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, kjo nënkupton bankrotim të NPB-së dhe bllokadë disavjeçare për Komunën e Prishtinës.

“Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë jo vetëm këtë kontratë, por edhe mënyrën se si është organizuar mbrojtja ligjore nga NPB dhe Komuna e Prishtinës në këtë proces.32 milionë euro nuk mund të humben rastësisht. Dikush duhet të japë përgjegjësi”, ka shkruar tutje ai./Periskopi

Postimi i plotë:

Periskopi gjatë ditës së mërkurë ka raportuar se vetëm shtatë ditë kohë iu kanë dashur Gjykatës Komerciale që të merr vendim për një kontekst gjyqësor ku janë të përfshirë Ndërmarrja Publike Banesore dhe disa kompani.

Komercialja ia ‘fshinë’ Prishtinës 32 milionë, ankesa e NPB-së refuzohet – Periskopi sjell detaje

Shpërndaje në: