Përfundon pjesa e parë Napoli – AC Milan, ky është rezultati

Përfundon pjesa e parë Napoli –  AC Milan, ky është rezultati

Milani ka startuar mbarë pas pandemisë, me gjasë karantinimi dhe njëkohësisht ‘pushimi’ ka ndikuar për të mirë.

Sonte në kuadër të javës së 32-t të kampionatit Italian, Serie A, Milani po luan si mysafirë i napolitanëve, transmeton Periskopi.

Të parët që zhbllokuan rezultatin ishin Kuqenzinjtë – aksioni nisi thuajse nga mbrojtja dhe u finalizua me një asist të bukur nga Rebic, ku pastaj rrjetën e gjeti Hernandez.

Jo shumë minuta më vonë golin e gjetën edhe vendasit, ku për 1-1 shënoi, Di Lorenzo.

Kujtojmë se, Napoli e ka të siguruar vendin në Ligën e Evropës, ndërsa Milan po e kërkon atë përmes renditjes tabelare.

Shpërndaje në: