Pogbas gati sa nuk i dolën sytë nga vendi duke i bërtitur Pavardit, i cili nuk hapej për të pasuar

Pogbas gati sa nuk i dolën sytë nga vendi duke i bërtitur Pavardit, i cili nuk hapej për të pasuar

Një Paul Pogba ishte tejet i zëmruar Benjamin Pavard pasi bashkëlojtari te Francë nuk i erdhi në ndihmë ndërsa ai ishte nën presion.

Mikel Oyarzabal e kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 66-të në San Siro për finalen e Ligës së Kombeve kundër Gjelave.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Karim Benzema shënoi një super gol për t’i barazuar shifrat, me Kylian Mbappen që e vulosi takimin për 2-1.

Franca ka fituar trofeun e Ligës së Kombeve, por tensionet mes Pogbas dhe Pavard u ringjallën edhe një herë gjatë ndeshjes.

Anëtari i Manchester United ishte në presion kur shifrat ishin 0-0 dhe iu ofrua pak mbështetje nga shokët e skuadrës Pavard e Jules Kounde.

Mesfushori 28-vjeçar nuk ishte aspak i impresionuar me paaftësinë e Pavard për ta ndihmuar atë nga situata e ndërlikuar, e cila nxiti një reagim të furishëm nga Pogba.

Që atëherë, janë shfaqur pamjet e trajnerit francez Didier Deschamps gjithashtu duke u përpjekur të qetësojë Pogban nga vijat rreth fushës.

Shpërndaje në: