Rexhep Selimi: Statistikat me Covid-19 në Kosovë janë statistika lufte, kemi të bëjmë me krizë humanitare

Rexhep Selimi: Statistikat me Covid-19 në Kosovë janë statistika lufte, kemi të bëjmë me krizë humanitare

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka thënë se situata me Covid-19 në Kosovë ka dalë jashtë kontrollit dhe se si pasojë e dështimit me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria, ‘statistikat janë statistika lufte’, transmeton Periskopi.

“Kemi të bëjmë me një krizë humanitare në Kosovë , si pasojë e menaxhimit, situata me covid 19 ka dalë jashtë kontrollit. Situata është alarmante, statistikat janë statistika lufte. Njerëzit po vdesin jo vetëm pse janë të infektuar por sepse nuk po u ofrohet ndihmë nga Qeveria. Me gjithë përkushtimin e punonjësve shëndetësorë, edhe ata kanë mbetur si ushtarë të braktisur në front”, tha Selimi.

 

Shpërndaje në: