Studentë, ja kur pritet të filloj aplikimi për shtesën prej 100 euro

Studentë, ja kur pritet të filloj aplikimi për shtesën prej 100 euro

Aplikimi për shtesat prej 100 euro të cilat i ka ndarë Qeveria po vazhdon në sektorin privat.

Ndërsa, platforma e-Kosova, ku do të aplikojnë studentët është afër finalizimit dhe pritet që në ditët në vijmë të fillojë aplikimi dhe të tregohen detaje se si duhet të aplikohet.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Express.

 

Shpërndaje në: