Albin Tahiri fiton normën Olimpike Pekin 2022, rezultati më i mirë i Kosovës në dy vitet e fundit

Periskopi.com Sporti

Albin Tahiri ka kompletuar rezultatet e nevojshme për normën olimpike për lojërat olimpike dimërore “Pekini 2022”, disiplina e sllallomit të madh në skijimin alpin.

Skitari ynë doli i 23-i në garën e sotme të mbajtur në Maribor të Sllovenisë. Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:16.76 minuta, për të fituar 82.24 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS). Në garë morën pjesë 50 garues, ku 10 prej tyre nuk përfunduan njërin nga dy lëshimet.

“Jam shumë i lumtur me garën e sotme. Kam përmirësuar rezultatin e sotëm për dallim nga dje (i 29-ti) dhe kam marrë 82.24 pikë të FIS-it, që është rezultati dukshëm më i mirë për Kosovën në dy sezonet e fundit në ndonjë disiplinë”, thotë Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Tani e kam çuar në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike, të cilën tani e kam të arritur në sllallom të madh, për çka jam shumë i lumtur”, shtoi 32-vjeçari.

Albini do ta kërkojë normën olimpike edhe në sllallom dge disiplinat e shpejta si: Supersllallom të madh, kombinim alpin dhe lëshim.

Më herët, normën olimpike, por në disiplinën e sllallomit e ka arritur Arbi Pupovci.

Lojërat Olimpike Dimërore mbahen në Pekin të Kinës prej 4 -20 shkurt të vitit të ardhshëm.

Skitari kosovar, Albin Tahiri kualifikohet tutje në garën e sllallomit të Kupës së Botës

Periskopi.com Sporti

Albin Tahiri është kualifikuar në disiplinën e sllallomit në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri doli i 33-ti në garën e sotme, me kohë 1:51.22 minuta nga të dyja lëshimet.

Arbi Pupovci zuri vendin e 43-të me kohë 2:05.09 minuta, por që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finalen e sotme.

Shkaku i kushteve të vështira, 67 garues nuk arritën të përfundojnë garën.

Në lëshimin e nesërm, Albini do të ketë numrin rendor 94. I urojmë fat dhe suksese.

 

Sportisti i parë kosovar që mori vaksinën anti Covid-19, Albin Tahiri zbulon si po ndihet

Periskopi.com Sporti

Skitari kosovar, Albin Tahiri të enjten konfirmoi përmes një postimi në Facebook se ka marrë vaksinën anti Covid-19.

Lajmi ishte konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës, por nuk u publikuan detaje të tjera.

Ishte e paqartë nën cilën kategori Tahiri u vaksinua, teksa dihet se aktualisht vaksina është duke u ndarë vetëm në kategori të caktuara të popullatës, saktësisht te punonjësit publik.

Periskopi ka kontaktuar Tahirin për ta pyetur rreth detajeve dhe ka mësuar se ai është vaksinuar nën ombrellën e punonjësve shëndetësor pasi ai punon si infektolog në Slloveni.

Image may contain: 1 person

”Unë jam doktor me profesion, kështu që është pjesë e natyrës time të besoj në shkencë dhe si thonë të gjithë infektologët, mënyra e vetme për ta ndalur ose më mirë të themi ta kontrollojmë virusin është që të vaksinohemi.

”Kështu që pata shansin të vaksinohem pasi këtu në Slloveni doktorët janë prioritet, kështu që as nuk e mendova dhe menjëherë aplikova. Shpresoj se ky është fillimi i fundit të kësaj pandemie, pasi të gjithë jemi të lodhur nga kjo.

Image may contain: text that says 'Prejeli ste cepivo COMIRNATY (mRNA cepivo proti COVID-19 (s spremenjenimi nukleozidi)). THHIRI Ime prejemnika cepiva: ALBIN Datum 1. odmerka: 1/ *Številka serije: Predviden datum drugega odmerka: EL1484 COMIRNATY adfiedi COMO- SRNA accine 29 Pomembno je, da prejmete dva odmerka razmaku najmanj 21 dni. Datum 2. odmerka: *Številka serije: *Vpišite številko serije, kijo najdete na nalepki na viali, ali namestite natisnjeno nalepko številko serije. >COMIRNATY™ ) MRNA cepivo proti spremenjenimi nukleozid)'

”Nuk mund të stërvitem normalisht pasi qendrat e skive janë mbyllur, garat po anulohen gjatë gjithë kohës për shkak të Covid, kështu që edhe si atlet do ta bëja të njejtën gjë (të vaksinohem) për t’iu kthyer normalitetit.

”Shpresoj se kjo do të më ndihmoj me protokolle si atlet në kompeticione sepse, deri tani, duhej të bëja nga një test para secilës garë. Shpresoj se nuk do të kem nevoj ta bëjë më dhe do të jetë më e lehtë nga tani e tutje.”

I pyetur si po ndihet pasi mori vaksinën anti Covid-19, duke u bërë sportisti i parë kosovar që vaksinohet, ai potencoi për Redaksinë e Sportit të Periskopit:

No photo description available.

”Ndihem krejtësisht mirë. Nuk më dhemb askund dhe aspak, nuk kam asnjë reaksion. Thjesht ndjej pak shtrëngim në shpatull dhe kjo është e gjitha.

”Por kjo është normale për secilën vaksinë që merrni, apo injeksion.”

Sa i përket garave të ardhshme, Tahiri ka zbuluar se e pret një orar mjaft i ngjeshur me gara këtë vit:

”Fillimisht do të marrë pjesë në disa gara kërcimi, sepse dua të përmirësoj pikët në kërcim dhe të renditem më lart në listën e kërcimit.

”Gara e ardhshme është në Krvavec (Slloveni) në sllallom gjigant dhe pastaj në St. Lamprecht (Austri) super g. Por kompeticioni kryesor i sezonit është Kampionati Botëror në Cortina D’Ampezo (Itali), që do të jetë në shkurt të këtij viti.” /Periskopi.com/