Ish- sulmuesi i Juventusit ka vendosur të tërhiqet na futbolli, ja arsyeja

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur italian Alessandro Matri njoftoi sot se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, pasi ka marrë çfarë ka dashur nga ky sport dhe se për momentin nuk gjen më stimuj për të vazhduar.

Tashmë në moshën 36-vjeçare, Matri ka qenë pjesë e Brescias këtë sezon, me të cilën prishi kontratën pak ditë më parë, ndërsa sot në një intervistë për live në SkySport, deklaroi se ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

 

 

“Pasi zgjidha kontratën me Brescian, vendosa të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Nuk gjej më stimuj për të vazhduar, ndaj nuk do të kërkoj për një tjetër kontratë”, deklaroi Matri për Sky Sport.

Sulmuesi italian ka një karrierë të pasur pasi ka arritur të veshë fanellën e klubeve si Milani, Juventusi, Lazio, Cagliari, Fiorentina, Sassuolo e Brescia, ndërsa numëron 7 ndeshje dhe një gol edhe me kombëtaren italiane.