Ambasadori gjerman reagon ndaj vendimit të PZAP-së

Periskopi.com Lajme

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka kërkuar që të numërohen rreth 1 mijë e 500 vendvotime, ndërkohë ka pranuar kërkesën e NISMA’së duke i cilësuar si të pavlefshme mbi 3 mijë vota të ardhura nga Beogradi.

Lidhur me këtë vendim në twitter ka shkruar edhe gazetari Agron Bajrami, i cili ka thënë se duke e parë këtë trend, me shumë gjasë qeveri të re nuk do të ketë qeveri këtë vit.

“Paneli për Ankesa i KQZ-së ka urdhëruar rinumërimin e 58 % të votave (1472 vendvotime nga 2547,  3 mijë 100 votat e ardhura me postë nga Serbia duket se do të anulohen për shkak të parregullsive përgjatë transportit. Duke qe nuk do të kemi qeveri të re deri në vitin 2020”, ka shkruar gazetari Bajrami, raporton Express.

Ndaj këtij shkrimi ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Jam vetëm kurioz të dijë se kush do të përfitojë nga kjo”, ka shkruar Heldt.

Vendimin për rinumërim dhe anulim të votave të ardhura nga Serbia PZAP e ka marrë të hënën, ndërkohë si rezultat NISMA e Fatmir Limajt do të futet në Kuvend.

Nga ky vendim i PZAP-së më së shumti do ta pësojë partia e Kurtit, e cila do të humb 3 deputetë, ndërsa LDK, PDK e AAK vetëm nga një

 

Ambasadori Heldt -kryediplomatit gjerman: Eja në Prishtinë, e bëjnë kafen më të mirë në Evropë

Periskopi.com Lajme

Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë një postim të veçantë në ditën botërore të kafes, ai ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën sepse këtu bëhet kafja më të mirë në Evropë

Sot është dita botërore e kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme që na shoqëron prej 11 shekujsh, sot festohet në mbarë botën.

E kur bëhet fjalë për kafe, Kosova shquhet për këtë, si ndër vendet me makiaton më të mirë në Evropë, e sa i përket kësaj nuk ka munguar as postimi nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën për kafen më të mirë në Evropë.

Ambasadori gjerman: E rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale

Periskopi.com Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë qeveri funksionale.

Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, lidhur me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga pozita që ka, Heldt ka thënë se Gjermania respekton, “pavarësinë e Dhomave të Specializuara dhe vendimin e kryeministrit Haradinaj”.

“Kosova vazhdon të ketë përballë sfida të rëndësishme politike, në veçanti dialogun politik me Serbinë dhe reformat e brendshme politike. Është e rëndësishme që Kosova së shpejti të ketë një qeveri funksionale”, është shprehur ndër të tjera ambasadori gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë ditës së hënë ai përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij.