Abdullahu për protestën e nesërme: Mesazhi i Albin Kurtit për vendimin e Kushtetueses ta ‘çon tugun’

Periskopi.com Lajme

Pas provës së parë, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë me provën e dytë të përgatitjes së protestës në sheshet e Prishtinës. Kështu kanë konfirmuar sot nga partia e Albin Kurtit derisa kanë bërë të ditur se planfikohet që në protesë të jenë nga 3 mijë e 500 persona deri në 5 mijë.

Në opinion janë hedhur dyshime se lehtësimi i masave për lëvizjen e qytetarëve në kohën e pandemisë së koronavirusit, është bërë qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria që drejtohet nga Arben Vitia, shkruan Periskopi.

Besohet se qytetarëve u është lejuar lëvizja për 16 orë në mënyrë që të mundësohet edhe mbajtja e protestës që për synim ka presionin mbi Gjykatën Kushtetuese rreth vendimit për dekretin e Presidentit Thaçi.

Analisti politik, Faton Abdullahu në një prononcim për Periskopin provën protestë të Vetëvendosjes po e sheh si çelës që Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të tyre lidhur me dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Abdullahu ka thënë se tensionimi i situatës në vend nga Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje ka filluar qysh në kohën kur u larguan rrethojat te ndërtesa e qeverisë dhe ka vazhduar me siç thotë ai ‘mesazhin që ta qon tugun i Kryeministrit i cili tha – ‘E pranoj çdo vendim të Gjykatës nëse ai është i drejtë’.

“Qeveria Kurti ka gjetur çelësin se si ta shtyjë gjykatën të vendos në të mirën e saj dhe kundër vullnetit të 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky çelës është tensionimi i situatës. Sa më bindëse veprimet e pushtetarëve të VV-së dhe atyre që punojnë për ta e thirren si të pavarur, për tensionim të situatës, aq më e kërcënuar Gjykata Kushtetuese. Kjo ka filluar qysh me rrënimin e rrethojave tek ndërtesa e Qeverisë e ka vazhduar me mesazhin që ta qon tugun i Kryeministrit i cili tha – ‘E pranoi çdo vendim të Gjykatës nëse ai është i drejtë’. Si duket kandarin për të drejtën e drejtësinë magjistari Kurti e ka në xhep.”, ka thënë Avdullahu për Periskopin.

Tutje ai ka thënë se protesta e paralajmëruar është kërcënim i madh ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe se kjo çështje është menduar gjatë nga Albin Kurti që është në pushtet por sipas tij më qëllim që të mos e humbin pushtetin.

“Kërcënimi më i madh ndaj Gjykatës Kushtetuese sot është protesta e paralajmëruar. Por në këtë rast që të krijohen kushtet që ato të jenë sa më masovike, pra me efekte sa më tensionuese, dhe që të amortizohen kritikat se ato nuk bën të organizohen në kohë pandemie, masat pandemike janë lehtësuar. Prandaj jo vetëm tërthorazi, lehtësimi i masave ndaj pandemisë e rrit kërcënimin ndaj Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e menduar gjatë dhe është pjesë e planit, organizuar nga njerëzit në pushtet me qëllim që të mos e humbin pushtetin. Apo thënë ndryshe, që të kërcënohet Gjykata më fortë është vënë në lojë edhe shëndeti i qytetarëve të Kosovës. Çfarë marrëzie në emër të demokracisë.”, u shpreh ai.

Kujtojmë që VV kishte bërë edhe njëherë një provë protestë ku ishin të pranishëm afro 500 qytetarë, duke rrezikuar shëndetin e tyre në kohë kur koronavirusi ishte në kulmin e tij. /SH.B/Periskopi/

Tasholli: Pse po heshtin OJQ-të dhe Avokati i Popullit për vdekjen e të riut nga Gjilani?

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë se është shumë brengosëse heshtja e OJQ-ve dhe e Avokatit të Popullit për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në karantinën në qendrën e studentëve.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se OJQ-të dhe personalitete të ndryshme reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin edhe peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin.

Deklarata e plotë e Ismail Tashollit:

Heshtja e organizatave joqeveritare, dhe sidomos e Avokatit të Popullit, për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, i cili ndodhej i karantinuar në Qendrën e Studentëve, është shumë brengosëse. Përderisa ato reagonin e moralizonin edhe për vrasjen e qenëve endacakë, përderisa organizoheshin peticione edhe për moslejimin e ndërtimeve rreth Badovcit, sot çuditërisht heshtin. Edhe pse është humbur një jetë e një të riu dhe duhet të kërkohet përgjegjësi shtetërore.

Paçarizi: Kurti e ka humbur shansin, nuk ka thënë se dërgojnë kandidatin pas pandemisë

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një risk të caktuar mbi vete që eventualisht Gjykata Kushtetuese mund ta hedhë poshtë – veprimin e tij për formim të Qeverisë.

“Jam konfuz duke mos qenë jurist vet, se si ka mundësi që juristët e Kosovës janë aq të ndarë për një çështje kaq të thjeshtë. Është situatë paradoksale. Një jurist thotë pse po merreni me nenin 95 tjetri me 81. Janë nene të Kushtetutës, cilido që nuk respektohet shkelet”.

“Albin Kurti e ka humbur shansin e tij sepse ka marrë disa letra nga Presidenti Hashim Thaçi për ta ofruar një kandidat për kryeministër pas mocionit. Kurti asnjëherë nuk ka kthyer letër te Thaçi si kryetar i LVV por si kryeministër në detyrë. Kryeministri në detyrë nuk komunikon me Presidentin në këtë mënyrë. Është një huqje e Kurtit këtu”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

Paçarizi në Rubikon ka theksuar se Kurti në asnjë rast nuk ka thënë se do ta ofrojmë kandidatin pasi të kryhet çështja e pandemisë.

“Letrat e Thaçit nuk janë shkelje por ushtrim i të drejtës së tij kushtetuese që vendi të mos shkojë në zgjedhje”.

“VV nuk ka thënë asnjëherë se do ta çojnë një kandidatin. Atëherë do të ndryshonte puna dhe atëherë mund të thirreshin te afati kohore. Kurti i ka ngatërruar pozicionet dhe nuk mund të sillet në të dy pozicione. Kurti nuk mund të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës”.

Tasholli: Viktima e fundit për të qëndruar në pushtet ishte Kushtetuta

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ismail Tasholli duke komentuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarërve, ka thënë se viktima e fundit për të mbetur Albin Kurti në pushtet ishte Kushtetuta.

“Viktima e fundit e rezistencës ishte kushtetuta e Kosovës si rezultat i përpjekjeve për të qëndruar në pushtet, duke refuzuar gjendjen e jashtëzakonshme për të shpallur një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, e cila ka emër, por të cilin duhet ta thotë Qeveria”, ka shkruar ai

Sipas tij me vendimin e djeshëm të Kurtit është shkelur Kushtetuta e Kosovës.

Statusi i plotë i Tashollit:

Ne kemi humorin për të mos vdekur nga e vërteta😀

Kur pushteti bëhet nevojë e domosdoshme edhe kur partneri qeverisës nuk të dëshiron në koalicion, atëherë e pakta je qesharak e e shumta jolegjitim.

Folk-politika në kohën e koronavirusit e ka gjetur kohën më të përshtatshme të saj.

Viktima e fundit e rezistencës ishte kushtetuta e Kosovës si rezultat i përpjekjeve për të qëndruar në pushtet, duke refuzuar gjendjen e jashtëzakonshme për të shpallur një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, e cila ka emër, por të cilin duhet ta thotë Qeveria!

 

Paçarizi: Nervoza e Kurtit tregon që nuk u koordinua me SHBA’të as me LDK’në

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Rrahman Paçarizi ka komentuar heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti, e cila ndodhi gjatë ditës së sotme, vendim ky i komentuar tej mase pas deklaratave të tij për reciprocitet të cilat u tërhoqën tani, dhe këmbimeve që ai kërkoi nga Serbia në mënyrë që mos të kthehej taksa përsëri në qershor, shkruan Gazeta Metro.

Paçarizi, i ftuar në një emision tha se Kurti vendimin e tregoi me plot arrogancë, e që kjo arrogancë ishte e qartë se po shfaqej pasi ishte një vendim i pakoordinuar, as me ndërkombëtarët e as me LDK’në, partner i koalicionit.

”Arroganca e Kurtit u përhap më vonë. Kjo nervozë e tij nuk është e koordinuar as me ndërkombëtarët as me LDK’në, kur u pyet për raportin me ta tha se ai e pëfaqëson Kosovën”, tha Paçarizi.

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se taksa 100 përqind për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars dhe nëse Serbia ndalon fushatën kundër vendit, ajo hiqet plotësisht më 1 prill , shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se ky veprim i Kryeministrit vjen pas presionit të vazhdueshëm të SHBA’së që dy vendet të rikthehen në tavolinën e dialogut.

Syla: Kurti sot u tregua jobesnik ndaj NATO’s, po luan lojë të rrezikshme duke i ikur agjendës së Grenell e Trumpit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, sot duke shpalosur marrëveshjen e Presidentit Hashim Thaçi me NATO’n, u treguar jobesnik ndaj kësaj të fundit, që ndihmoi çlirimin dhe pavarësimin e vendit, duke tentuar kështu t’i ikë agjendës së SHBA’së.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti po i ikë kërkesave të Presidentit Amerikan Donald Trump, si dhe ambasadorit Richard Grenell.

“Kërkimi i shkarkimit të Presidentit, tregon se Albin Kurti, është duke kërkuar ti ikë zhbllokimit të bisedimeve me heqjen e Taksës, të ikë nga Agjenda e Grenell të Trumpit, duke kërkuar shkas duke e vonuar këtë agjendë, me tendencë edhe ta dërgojë vendin në zgjedhje… që është poashtu në kundërshtim me Diplomacinë e Quintit të NATO’së që presin të ulemi në bisedime dhe ta finalizojmë shtetësinë e Kosovës, me njohje nga Serbia”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë në Facebook:

Shpalosja e Marrëveshjevs me me NATO’n mas pari është jo korrektësi dhe jo lojalitet ndaj NATO’së që ndihmuan çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Kërkimi i shkarkimit të Presidentit, tregon se Albin Kurti, është duke kërkuar ti ikë zhbllokimit të bisedimeve me heqjen e Taksës, të ikë nga Agjenda e Grenell të Trumpit, duke kërkuar shkas duke e vonuar këtë agjendë, me tendencë edhe ta dërgojë vendin në zgjedhje… që është poashtu në kundërshtim me Diplomacinë e Quintit të NATO’së që presin të ulemi në bisedime dhe ta finalizojmë shtetësinë e Kosovës, me njohje nga Serbia. Albin Kurti tashmë ka filluar një lojë të rrezikshe për stabilitetin politik dhe të sigurisë në vend.

Tasholli: Mos heqja e taksës është një marrëzi politike

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ismail Tasholli ka thënë se mos heqja e taksës është një marrëzi politike.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti po mundohet që me probleme të vogla të eklipsojë probleme e mëdha siç është dialogu me Serbinë.

“Kjo është marrëzia, kur vendimet e vogla mundohesh mi eklipsu me probleme të mëdha, e kur e ki një problem shumë të madh sa elefant të dera”

“Hipokrizi dhe marrëzia e lojës tonë politike, sepse ne nuk po e analizojmë rastin më të keq kur nuk e kemi më aleat Amerikën. Është variant ferri kur Amerika nuk është me ne”, u shpreh ai në t7.

Tutje ai ka thënë se tendenca e qeveritarëve për t’i rezistuar kërkesës së Amerikës për heqjen e taksës është idotësi./Periskopi/

 

Zogaj për Elvis Hoxhën: Mund të jetë përkthyes i mirë librash, por jo këshilltar i kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj emërimit të filozofit Elvis Hoxha si këshilltar i kryeministrit Kurti.

Zogaj ka thënë se Kurti i duhen këshilltar për politkëbërje dhe jo filozofë.

“Nje dallim elementar qe nje KM duhet me e be eshte ai qe, ne qeverisje duhen keshilltare per politikeberje, e jo filozofe institutesh e shkollash”, ka shkruar ai në Fb.

Tutje, ai ka përmendur një rast të filozofit të VV’së për të cilin Zogaj thotë së nuk i duhet një kryeministri.,

Shkrimi i tij i plotë:

Nje dallim elementar qe nje KM duhet me e be eshte ai qe, ne qeverisje duhen keshilltare per politikeberje, e jo filozofe institutesh e shkollash.

Albini e paska marre nje keshilltar (filozof kinse) ne kabinet, i cili, ne nje interviste para do kohe, e ndali fjalen qe ishte duke e thene dhe iu drejtu gazetarit me nje pyetje ‘he, si te duket kjo qe sapo e thashe.’ Ky lloj njeri s’ka cka i duhet nje KM. Eventualisht ky person mund te jete ndonje perkthyes i mire librash ose punetor universiteti, por asssi keshilltar i nje KM.

 

Muhaxhiri për mandatimin e Kurtit: Lajm shumë i mirë, fillim i fundit të sagës VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se propozimi i Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje për mandatar për krijimin e Qeverisë është një lajm shumë pozitiv.

“Lajmi i sotëm ishte më i miri në javët e fundit, sepse kjo vonesë u bë e tepërt, e pakuptueshme dhe e palogjikshme. Për fat të keq të spektrit politik, por edhe të qytetarëve sa më shumë që kalonte koha aq më shumë largoheshin pozicionet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së”.

“Pozicionet e këtyre dy partive u larguan aq shumë sa erdhi deri te një momentum i përplasjes së madhe publike në mes të përfaqësuesve të tyre. Nuk kishte më asnjë kuptim që të flitej për një koalicion potencial duke e pasë parasysh këtë situatë të helmuar politike, sepse filloi ashpërsimi i madh i diskursit”.

“Presioni u bë pothuajse i padurueshëm – më shumë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ndaj LDK-së. Presioni më i madh ishte kryesisht ndaj Albin Kurtit, sepse u bë e pakuptueshme që një mandatar të mos dëshirojë që ta marrë mandatin dhe një fitues i zgjedhjeve të mos mund ta bëjë këtë”.

Muhaxhiri e sheh mandatimin e Albin Kurtit për formimin e Qeverisë si një fillim drejt përfundimit të gjithë kësaj situate politike që është krijuar pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Sot është fillimi i fundit të sagës – me aktin e Albin Kurtit me shprehjen publike të vullnetit për ta marrë mandatin për krijimin e Qeverisë”.

Por, si do të përfundojë ‘saga’?

“Kryesorja është që saga të përfundojë. Me rëndësi është që të ketë një përfundim në çdo skenar të mundshëm”.

“Nëse Albin Kurti mund ta arrijë koalicionin për 15 ditë, ai duhet ta bëjë atë. Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë Albin Kurti, atëherë i takon mandatarit të dytë – që logjikisht do të duhej të ishte Isa Mustafa – që ka në dispozicion 10 ditë. Nëse nuk arrin as mandatari i dytë ta krijojë qeverinë, atëherë mund të shkojmë edhe në zgjedhje të reja”.

“Kryesorja është që tani ka filluar numërimi. Deri më tani ka qenë mjegullnajë dhe amulli, derisa nga sot e kemi 4 shkurtin si një datë që vlen për Albin Kurtin, por edhe për Isa Mustafën. Më e rëndësishmja është që nga sot fillon të kristalizohet situata”.

Muhaxhiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për adresimin e Albin Kurtit përmes videove – një veprim që po e pengon LDK-në, derisa Lëvizja Vetëvendosje e sheh si transparencë ndaj publikut.

“Albin Kurti ka lexuar shumë filozofi dhe ndoshta kjo është një qasje post-moderne e një hiper-transparence ku më parë e merr vesh qytetari i thjeshtë sesa Isa Mustafa, lideri i partisë me të cilën synon që të bëjë koalicion”.

“Kjo i ka edhe anët pozitive dhe negative. Ana pozitive është transparenca, mirëpo ekziston edhe ana negative pasi që gjithmonë kur bëhen negociata në publik dalin vetëm 10 apo 20 për qind të asaj çfarë bisedohet, derisa 80 ose 90 për qind mbesin mes mureve sepse kjo është edhe ideja e negociatave”.

“Ka aty fjalë që nuk guxojnë të dalin në publik. Ekziston një lloj sekreti dhe atmosferë e marrëveshjes të cilat nuk bën të dalin jashtë, gjë që është normale për secilën negociatë politike”.

Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se këto veprime janë thyerje të mirëbesimit.

“Në fakt, tani Albin Kurti duhet të bëjë koalicion politik me LDK-në dhe jo me qytetarët. Ai është i varur politikisht prej LDK-së”.

“Kjo e mirë do të duhej të shihej në fund, sepse Albin Kurti dhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes e përmendin shpesh fjalinë ‘fundi e rikuptimëson fillimin’. Nëse në fund dështon, atëherë kjo do të dalë si taktikë e dështuar”.

“Albin Kurti po rrezikon shumë, sepse sinqerisht edhe qytetarët do t’ia bënin hallall sikur të mos ishte kaq transparent, por vetëm ta bënte koalicionin”.

VV-LDK: Analist Maliqi tregon se cilën parti do ta shpërblejë e cilën do ta ndëshkojë elektorati për mos-formimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Përkundër tentimeve për të arritur marrëveshje koalicioni për formimin e Qeverisë, tash e tre muaj LVV dhe LDK, nuk po bien dakord.

Mos arritja e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës po shihet tani si papërgjegjshmëri politike e të dyja partive.

Këto vonesa mund të shkaktojnë probleme të shumta, madje edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Analisti politik, Shkelzen Maliqi, u ka dërguar mesazh Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se cilado parti që lëshon pe, do të jetë fituese e votuesit sipas tij të zhgënjyer.

“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer post-zgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.

Për mos-formimin e Qeverisë, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar nominimin e Albin Kurtit për kryeministër, dhe se ai duhet ta pranojë ose në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin.

Presidenti theksoi se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi.

Spahiu: Kurti poshtëroi veten kur propozoi rritjen e ministrive

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se pretendenti për postin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e ka befasuar në momentin kur e ka thyer premtimin e dhënë më parë rreth numrit të ministrive.

Sipas Spahiut, me këtë lëvizje Kurti e ka poshtëruar veten.

“Albin Kurti e theu një premtim të tij shumë të rëndësishëm, që unë nuk e kam pritur se do ta bëjë, që qeveria do t’i ketë 12 ministri dhe më pas doli me ofertën për 14 ministri”.

“Mendoj se ky është gabimi më kardinal i tij, i cili e ka poshtëruar më së shumti deri më tani. Pra një lëshim që i bëri LDK-së vetëm për t’u arritur koalicioni”.

A po shkojmë drejt zgjedhjeve, flet analisti Abdullahu

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se LDK dhe VV, sot veçse kanë filluar fushatën zgjedhore, shkruan Periskopi.

Sipas tij “ekziston mundësia që të shkohet në zgjedhje por ekziston edhe mundësia të gjendet zgjedhje mes tyre’

Kalimi nga takime tek letrat e sheh si zvogëlim i shanseve për arritjen e marrëveshjes

“Është një stërkeqe prej kur dy liderët diskutonin mes tyre, tash komunikimet janë reduktuar me postë (letra) është një shenjë e keqe që na flet që mund të ketë diçka të mirë, po zvogëlohen pritjet për formimin e qeverisë. Fushata zgjedhore gati se ka filluar, filloi sot”, ka thënë ai në Frontal./Periskopi/

 

Zogaj: VV s’mund ta shes më që koalicioni me LDK’në deshtoi shkaku i parimeve

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë përpjekjet e LDK’së dhe VV’së për të arritur marrëvshje, shkruan Periskopi.

Sipas Zogajt, LVV më nuk mund të shes më në publik që nuk bën koalicion me LDK’në dhe se dështoi shkaku i parimeve.

“LV kurre nuk do mund ta shes ne publik me qe nuk u be koalicioni me LDK ‘sepse ne deshtem parime nderkaq ata poste.’”, ka shkruar ai.

Tuje ai thotë se kalkulimet e VV’së për zgjedhje të ardhshme janë amatoreske.

Shkrimi i tij i plotë:

LV kurre nuk do mund ta shes ne publik me qe nuk u be koalicioni me LDK ‘sepse ne deshtem parime nderkaq ata poste.’ Gjate kesaj periudhe u pa qarte qe edhe LV donte poste. Prandaj, LV do te fajsohet per mos-krijimin e qeverise po aq sa edhe LDK, nese jo me shume per shkak qe eshte parti e pare. Cfaredo kalkulimi brenda LV per zgjedhjet e reja dhe per rezultat me te favorshem te ketij subjekti eshte krejtsisht amatoresk dhe shume i demshem. Amatoresk sepse nuk e ka te garantuar fitoren dhe do i duhej patjeter koalicion me dikend, dhe e demshme sepse po humbet nje vit duke u shtyr sikur te ishin adoleshente dhe rezultati do te mbetet i njejte nga ky qe kemi tash.

 

Mirena: VV-ja me publikimin e gjashtë emrave ia dha shpullën e radhës LDK-së

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ilir Mirena, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me publikimin e gjashtë emrave sot ia ka dhënë shpullën e radhës Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Mirena ka theksuar se nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, VV nuk do të dalë e palënduar për krejt këtë zvarritje dhe zhgënjim të votuesve.

“Publikimi i gjashtë emrave nga VV sot ka qenë një shpullë e radhës që ia ka dhënë LDK-së. Nëse kthehemi në retrospektivë, të gjitha deklarimet e VV-së duken të kenë qenë një fushatë zgjedhore që me mashtrim e ka krijuar iluzionin se VV i ka fituar 50 për-qind të votave të 6 tetorit”.

“VV me atë makinerinë e saj propagandistike ia ka dalë ta krijojë përshtypjen sikur i kanë fituar mbi 50 për-qind të votave dhe e ka krijuar përshtypjen se është LDK-ja ajo që po paraqet pengesa në krijimin e Qeverisë së re”.

“Kjo është bërë me qëllim dhe ka persona brenda VV-së që besojnë se nëse shkojnë në zgjedhje të reja, ky subjekt politik do të jetë fitues absolut. Unë nuk besoj kështu sepse nëse kemi parasysh skenën politike, VV duhet ta kuptojë që partitë tjera nuk do të rrinë duarkryq”.

“Edhe LDK ka se çfarë të thotë, kështu që në zgjedhjet e ardhshme [nëse mbahen], VV duhet ta ketë parasysh se nuk do të dalë e palënduar për krejt këtë zvarritje dhe zhgënjim të votuesve”.

“Sjellja e VV-së ndaj LDK-së ka qenë jashtëzakonisht jokorrekte dhe deri në një farë mase edhe poshtëruese. Të gjitha veprimet që i ka bërë VV-ja përgjatë këtyre tre muajve ka qenë tendencë për ta minuar mundësinë e krijimit të një Qeverie”.

“Kurti duke i pasur parasysh sfidat që e presin kryeministrin e ardhshëm e ka vërejtur se dalja si fitues i këtyre zgjedhjeve nuk i ka ardhur në kohën e duhur”.

Abdullahu: Nuk duhet që LDK të kërkojë edhe presidentin në këtë kohë

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk është e nevojshme që domosdo të arrihet një marrëveshje për postin e presidentit në këtë kohë, dhe se mund të lidhet koalicioni mes LDK’së dhe VV’së edhe pa marrëveshje për këtë post.

“VV është fituese dhe nuk mund të ketë ndarje të barabartë të pushtetit”, ka thënë Abdullahu.

“Nuk duhet që LDK të ketë kërkojë edhe presidentin në këtë kohë. Marrëveshja për presidentin nuk është e drejtë”

Gjithashtu ai ka thënë se ndarjet mes subjekteve janë të mëdha dhe arritja e një marrëveshje gjithmonë ka qenë e vështirë por që duhet të ketë kompromise.

“Njëra thotë se është e majtë, por shpesh i prek ekstremet e kësaj ideologjie. Qasja e saj është populiste, por duhet të jenë më pragmatik. Ndërkohë njëra ka problem me gjetjen e identitetit dhe luan shpesh me ideologji duke mos i qëndruar besnike të djathtës së qendrës. Edhe kjo qasja e fundit që po quhet kosovacentrizëm nuk është e drejtë. E dimë se VV ka folur për bashkim kombëtar dhe tani duhet të kërkohet ruajtja e sovranitetit, por kosovacentrizmi është një qasje e padrejtë ndaj shqiptarëve. Jo aty të Shqipërisë, por ndaj shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi etj… Unë konsideroj se ka mundësi që LDK lëshon pe pasi është e vetëdijshme se po të shkojë përsëri në zgjedhje do të jetë e vështirë të gjej një Vjosa Osmani tjetër”

Maliqi tregon “formulën” matematikore që do të çonte në arritjen e marrëveshjes VV-LDK

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Shkelzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet VV-së e LDK-së.

Maliqi ka bërë një indeksim të pozitave, që duhet të ndahen ndërmjet partisë së drejtuar nga Kurti dhe asaj të dejtuar nga Mustafa.

Shënimi i plotë:

Rreth ndarjes se posteve te koalicionit LV & LDK: dy subjektet i kane ne dispizicion 10 poste ministrore dhe 2+1 poste mbi ministrore, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe, pas 18 muajsh, Presidentin.

Pesha e Kryeminstrit, Kryekyvendarit dhe Presidentit sigurisht se eshte me e madhe se e ministrave qe eshte veshtire te matet ne menure ekzakte, por aproksimativisht, Kryeministrin une do ta vleresoja me indeksin 6, Presidentin me indeksin 4 dhe Kryekuvendarin me indeksin 2.
Jane edhe dy poste te Zavendeskryeminstrave qe mund te indeksohen me 1.5.

Edhe te postet ministrore duhet dalluar disa qe kane me shume peshe, me indeks prej 1.5 (punet e jashtme, rendi, mbrojtja, financat…) kurse te tjerat jane me indeksin 1.

Per te balancuar ndarjen e pushtetit duhet te logarritet edhe pesha e 10 posteve te ministrive te shkrira ne numer te reduktuar prej 12 ministrive, qe duhen ti kene drejtuesit ekzekutiv, p.sh. nuk do te kemi me minister te diaspores por do he jete drejtuesi i departamentit per diasporen qe eshte post i lart, me indeks 0.5. Me ne fund jane edhe postet e zevendesministrave qe po keshtu mund te indeksohen me 0 5.

Partite nese duan qe te arrijne ndarjen e pushtetit proporcional me rezultatin e zgjedhjeve mund ta bejne nje grafikon me te gjitha postet ekzekutive te indeksuara ne menyre qe matematikisht te reflektohet raporti baze LV 29: LDK 28.

Nuk eshte aq e komplikuar sa mund t’ju duket ne shikim te pare.
Te postet kryesore tabela e ndarjes se pushtetit, do te dukej keshtu:
LV : 6 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 + 1 + 1 = 13.5
( lexo Km+zvKm+ 2 min me yll + 3 min tjera)
LDK : 2 + 1.5 + 1.5 + 1.5 + 1 +1 +1 = 9.5 + (4) = 13.5

lexo : Kr. Kuv + zvKm + 2 min me yll + 3 min tjera dhe i kovertuar posti i Presidentit qe pas 18 muajsh barazon ndarjen e qe mundet me u kompenzua me postet tjera te zevendesministrave, qofte menjeher, qofte me rokada pas zgjedhjes se Presidentit.
Ky eshte thjesht nje kontribut aplikativ per respektimin e logjikes se numrave ne interpretimin e verdiktit te sovranit.

Kjo logjike eshte gjithsesi me e drejte se ajo e shantazheve te vitit 2017 qe subjektit me 8 % te votes te elektoratit i dha Kryeminstrin, e partise qe si e vetme nuk do ta kalonte pragun i dha zvKryeminstrin dhe disa resore te rendesishme ministrore.

Pallaska: Ekziston rreziku i moskrijimit të Qeverisë nga VV e LDK

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pallaska ka vlerësuar se Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK’në.

“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë”, ka thënë Pallaska në RTK.

“Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka deklaruar ai.

Muhaxhiri: LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë të jetë aksesor i Kurtit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme pasi që ajo është bërë adresë e vetme e të pakënaqurve.

“Ajo që është më interesant është se Kurti i fitoi këto zgjedhje me frymën e tij, stilin e tij, gjuhën, retorikën me faktin që  ndarja e PSD nuk i la gjurmë elektorale. Ai e rikuperoi edhe pse shumë prisnin që ta dëmtonin, mirëpo ai u rikthye i fitoi zgjedhjet në stilin e tij”.

“Ai nuk bëri kompromis në mënyrën që u drejtua. Ai nuk pati program konkret. Vazhdoi me retorikën e tij që gjërat komplekse t’i shpjegojë në mënyrën shumë të thjeshtëzuar dhe kjo pati sukses elektoral posaçërisht tek te rinjtë, të mllefosurit, te të pakënaqurit me LDK-në, PDK-në…”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

Sipas Muhaxhirit dalja e Kurtit si fitues i zgjedhjeve e bënë më të vështirë pozitën e tij për ta formuar Qeverinë.

“Pas zgjedhjeve ai doemos duhet të bëjë kompromise. Shumë vështirë që ai të tërhiqet nga pozita e Kryeministrit sepse ai ndjehet triumfues. Është periudha më e veçantë në jetën e tij politike. E konsideron vetën si një rikthyes të besimit të njerëzve në politikëë dhe e në kokën e tij ai e sheh si një mision politik që këtë frymë ta institucionalizojë në institucionet e Kosovës”.

“LDK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që të jetë aksesor i Kurtit. Nëse e pranon ftesën e tij do të kërkoj ministri shumë të rëndësishme dhe Kurti s’do të ketë mundësi shumë që të zgjedhë”.

Mushkolaj: Vjosa Osmani është e rrethuar me njerëz që janë bërë milionerë në kurriz të popullit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë se deklaratat e Lutfi Haziri janë qesharake dhe ‘fore të lodhta’, shkruan Periskopi.

“Kjo përpjekja e Lufti Hazirit për mu dok kreativ është e dështume dhe po del shumë qesharak e ka zgjedh këtë termin Miseter Bini për Albinin por mister bini i vertetë po del të jetë Haziri dhe është mirë me i kursy militantët e vetë. Fore të lodhta që nuk kanë tu bëjnë kreativitet”, ka thënë ai në Debat Plus.

Ndërsa lidhur me deklaratat e Vjosa Osmanit e cila ka thënë se nuk do të amnistohen të gjithë ata që janë bërë milioner në kurriz të popullit, Mushkolaj u shpreh se vetë ajo është e rrethuar nga njerëz të tillë.

“Mënyra qysh ka fillu me ba fushatë, tek tash ka fillu me tingllu si Vetëvendosje, ne jemi të pa shantazhushëm, e patë më herë një deklaratë, s’ka amnisti për ata që u bënë miloner në kurriz të popullit, por për kënd po flet, po flet edhe për ata që e rrethojnë, se edhe kjo është e rrethune me njerëz që janë bërë milioner në kurrizë të popullit”, u shpreh ai./Periskopi/

 

Mirena: Qesharake Hykmete Bajrami dhe Kusari-Lila, asnjëra nuk e përfundoi procesin për kontrollimin e derivateve

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Ilir Mirena ka thënë se debati i sontëm mes kandidatëve për deputet nga PSD, LDK, VV, Nisma, PDK, ishte i zhurmshëm dhe jo i fokusuar në çështjet për të cilat ishin ftuar të diskutojnë, shkruan Periskopi.

“Debati eskaloj në zhurëm dhe në akuza të ndërsjellta, krejt partitë po përpiqen me tregu plane, projekte për të ardhmen por nuk besoj që e kanë seriozisht sepse ne e kemi thënë disa herë që Qeveria që do të vie nuk do të jetë e fokusar në çështjet e zhvillimit ekonomik, por krye kput për dialogun”, ka thënë ai në Debat Plus.

Mirena theksoi faktin se temat ekonomike edhe pse janë të rëndësishme nuk do të jenë atraktive pa përfunduar dialogu me Serbinë.

“Temat ekonomike edhe pse janë të rëndëshishmë nuk do të jënë atraktive deri sa të përfundon dialogu me Serbinë, dhe deri atëherë kandidatët për depuetet do të tregojnë se si do t’i zgjedheni problemet tona por deri atëherë nuk shoh dicka konkrete”, u shpreh ai.

Tutje, Mirena ka thënë se pozicioni i Mimoza Kusari –Lila (VV) dhe Hykmete Bajrami (LDK) ishte qesharak.

“Pozicioni qesharak i Mimozës dhe i Hykemetes ku te dyjat e kanë pas të njëjtë ministri dhe të cilat e akuzonin Visar Ymerin i cili nuk ka qenë personalisht në pushtet. Këto kanë qenë në ministri dhe nuk kanë arrit me përfundu një process për kontrollin e derivateve”, u shpreh Mirena./Periskopi/