Zyrtare: Hila largohet nga Prishtina

Periskopi.com Sporti

Është konfirmuar largimi i parë nga FC Prishtina dhe ai është i mesfushorit Ardit Hila.

Mesfushori shqiptar ishte bashkuar me Prishtinën edicionin e kaluar nga Partizani i Tiranës.

Aventura e Hilës në kryeqytetin kosovar zgjati vetëm një edicion, ndërsa lojtari ishte një nga më të rëndësishmit.

27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me klubin bardhekaltër, teksa ka bërë dy asistime.

Ka qenë vet Hila që nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar se është larguar nga Prishtina pas triumfit në Kupën e Kosovës.

“Përshëndetje miq. Nga sot njoftoi se nuk do të jem pjesë e FC Prishtinës. Kaloi një vit i suksesshëm si ai i fitimit të Kupës së Kosovës”.

“Faleminderit të gjithë pjesëtarëve të klubit dhe shokët e ekipit, gjithashtu i uroj shumë suksese në eliminatore të Ligës së Evropës”, ka shkruar Hila në profilin e tij.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të jetë në Superiorën e Shqipërisë, ku është raportuar se do të bashkohet me Skënder Gegën te Kukësi.

 

Zyrtare: Përforcohet Prishtina

Periskopi.com Sporti

Pas negociatave jo të lehta, FC Prishtina ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet Prishtinës në dy vitet e ardhshme.

Hila, 26 vjeç, i lindur më 06.01.1993 në Elbasan, në edicionin 2018/19 është shpall kampion me Partizanin duke u paraqitur në 27 ndeshje kampionale, transmeton Periskopi.

Hila, pas një viti në Partizan, më parë është paraqitur tre vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin. Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në 9 gola.

Zyrtare: Prishtina prezanton Ardit Hilan

“Është e vërtet, është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës”.

“Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit.