​I jepet lamtumira e fundit gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca

Periskopi.com Lajme

Sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’, është varrosur gazetarja Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila të enjten e kaluar ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes.

Shumë qytetarë, familjarë, e kolegë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 32-vjeçares Sylejmani-Bllaca.

Në emër të familjes Sylejmani-Bllaca, foli axha i saj, Fehmiu.

“Ardita nuk ishte vetëm e jona, ajo ishte e gjithë folësve shqip, që kanë hapur atë dritare, dhe kanë dëgjuar zërin e saj. Kërkojmë si familje t’ia bëni hallall”, tha ai.

Ardita Sylejmani-Bllaca vdiq në Budapest të Hungarisë.

Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës. Ishte bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të  Kosovës në Hungari.

Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë.

 

Ceremonia e varrimit të gazetares së RTK-së mbahet të dielën

Periskopi.com Lajme

Të dielën, në orën 16, në  mbahet ceremonia e varrimit të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca. Ajo vdiq të enjten pasi kishte komplikime shëndetësore gjatë lindjes. Nesër mbahet edhe një ceremoni komemorative në RTK.

Ardita Sylejmani-Bllaca ka punuar prej dhjetë vitesh në Radio Televizionin Publik (RTK). Ajo kishte përfunduar studimet themelore në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ishte ku i vazhduar edhe studimet në nivelin master.

Ka raportuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë ndërsa ka realizuar qindra intervista me personalitete vendore e ndërkombëtare.

Pas vetes ka lënë tre fëmijë përfshirë edhe fëmijën e porsalindur.

Ajo vdiq pasi kishte komplikime shëndetësore gjatë procesit të lindjes.

Ka pasur pozitën e gazetares së lajmeve qendrore në RTK. Ka realizuar dokumentar për Mulla Idriz Gjilanin i cili ishte djegur nga pushteti komunist pas luftës së dytë botërore.

Momenti kur moderatorja e RTK’së shpërthen në lot, derisa jep lajmin për vdekjen e koleges

Periskopi.com Lajme

Moderatorja e RTK’së, Edona Musa gati sa nuk ka shpërthyer në lot derisa ka dhënë lajmin për vdekjen e koleges së saj, Ardita Sylejmani-Bllaca.

Gazetarja e RTK’së me prejardhje nga Gjilani, Ardita Sylejmani ka vdekur sot në Budapest të Hungarisë, pas komplikimeve gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez.

Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur. Më poshtë keni momentin kur Edona Musa jep lajmin për vdekjen e saj.