Gënjeshtra që e thonë të gjithë biznesmenët

Periskopi.com Showbiz

Duhet të gënjesh veten që të bëhesh sipërmarrës, thotë Mark Cuban.

“Është një gjë që bëjmë shpesh ne sipërmarrësit, e bëjmë të gjithë, ne gënjejmë veten. Gjithë kohën. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai gjatë një fjalimi në eventin e Dallas Startup Week.

Sipërmarrësit janë të tmerruar kur marrin hapat e parë në lançimin e një biznesi të ri, për të cilin duhet të gënjejnë veten vazhdimisht për të ngritur moralin në mënyrë që të ecin para. Cuban këshillon se janë dhe ata “dua të bëhem sipërmarrës”, apo ata që kanë ide për një biznes, por nuk arrijnë ta bindin veten të shkojnë më larg duke e vënë atë ide në punë.

“Pas gënjeshtrës janë ‘dua të bëhem sipërmarrës,” tha Cuban gjatë fjalimit. “Njerëzit që flasin për atë që duan të bëjnë, por nuk e marrin atë hap. Dhe më pas e gënjen veten dhe thua, ‘Unë mund ta bëj këtë.’ Ti ke më pak frikë, por ti e di që mund t’ia dalësh. Ti bën vetëm një hap të vogël.”

Në rastin e Cuban, ai është përballur me shumë vështirësi për t’u bërë një miliarder kur arriti në Dallas në moshën 23 vjeçare me vetëm 60 dollarë në xhep, për karburant dhe një dysheme për të fjetur. Edhe pse Cuban e pushuan nga puna ku shiste software, ai nuk la që errësira e situatës t’i humbiste vetëbesimin. Ai krijoi kompaninë e tij të software-ëve të quajtur MicroSolution, të cilën e shiti në vitin 1990 për 6 milionë dollarë.

Por sipërmarrësit e dinë kur duhet ta gënjejnë dhe kur duhet t’i thonë të vërtetën vetes. Çdo sipërmarrës duhet të ruajë një balancë midis besimit se ideja e tyre mund të realizohet dhe realitetit të vështirë me të cilin do të përballen.

“Duhet ta shohësh biznesin tënd dhe të tregohesh 100% i sinqertë me të dhe ta pyesësh veten, ‘Çfarë bëjmë mirë?’ por duhet edhe të thuash: “Çfarë nuk bëjmë mirë, ku janë sfidat tona dhe pastaj si mund t’i përmirësojmë ato?”

“Asnjë kompani, asnjë produkt nuk është perfekt” dhe çdo sipërmarrës duhet të jetë në gjendje të vërë në dukje dhe të adresojë dobësitë e kompanisë së tij para se konkurrentët ta bëjnë atë për ta.

 

Mirena: Biznesmenët e fuqishëm nuk janë treguar të suksesshëm në politikë

Periskopi.com Lajme

Analisti, Ilir Mirena ka thënë se biznesmenët të cilët janë kyçur në politikë nuk janë treguar të suksesshëm, shkruan Periskopi.

Sipas tij, biznesmenët nuk din të sillen në politikë dhe se i njëjti rast pothuajse si Ramiz Kelmendi është edhe Behgjet Pacolli, megjithëse ky i fundit i ka mbijetuar politikës.

“Fatkeqësisht biznesmenët e fuqishem nuk po dine si te sillen në politikë. Vetë Ramiz Kelmendi deri tash ka nderru tri apo katër parti. Me shumë mund te japin kontribut ne botën e biznesit. Kemi rastin edhe të Behgjet Pacollit. Biznesmenet e fuqishëm nuk janë treguar të suksesshëm në politikë”, u shpreh Mirena. /Periskopi

Nuk ua jepnin rrogat shqiptarëve, arrestohen tre biznesmenë në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre.

Policia Federale dhe Dogana e Gjermanisë në një aksion të përbashkët të përmasave të mëdha, kanë kapur të mërkurën në ishullin Rügen një rrjet kontrabanduesish me qenie njerëzore.

Ata dyshohen të kenë sjellë numër të madh shqiptarësh për të qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani, shkruan süddeutsche.de.

Gjatë aksionit janë bastisur gjithsej shtatë objekte, në mes të të cilave edhe një kantier ndërtimi në ish plazhin nazist të quajtur Prora, ku është arrestuar njëri ndër tre të dyshuarit kryesorë, transmeton albinfo.

 

Britania dëshiron që diplomacinë ta udhëheqin biznesmenët

Periskopi.com Lajme

Britania po planifikon një rindërtim gjithëpërfshirës të shërbimit diplomatik, në të cilin njerëzit kryesorë nga bota e biznesit të vendosen në vendet kryesore diplomatike.

Siç njofton CNN, sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt njoftoi këtë veprim si pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të zgjeruar rrjetin diplomatik të vendit.