Zyrtare: Matuidi e braktisë Juventusin

Periskopi.com Sporti

Blasie Matuidi është larguar nga ‘Zonja e Vjetër’ pas tre viteve të kaluara me gjigantët e Serie A-së, transmeton Periskopi.

Ish- mesfushori i PSG-së ndau rrugët me Juven një vit para se  përfundonte kontratën.

Lajmin e ka konfirmuar Juventusi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, duke e falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.

33 vjeçari gjatë tre sezoneve të kaluara në Torino, ka arritur që ta fitoi tre herë titullin e kampionit në Serie A dhe nga njëherë trofeun e Kupës dhe Superkupës së Italisë.

 

Matuidi rrëfen tmerrin e përjetuar pasi mësoi së u infektua me koronavirus: ‘Isha në psikozë’

Periskopi.com Sporti

Mes lojtarëve të Serie A që u goditën nga koronavirus është edhe Blaise Matuidi, që pas frikës së madhe mund të quhet tani jashtë makthit, pas tamponit të fundit që rezultoi negativ në 15 prill.

Mesfushori i Juventus ka folur për eksperiencën e tij me virusin në një lidhje direkte me ish-shokun e skuadrës Benatia, në kanalin Youtube ‘Bros Stories’: “Sinqerisht ishte e vështirë. Kur isha pozitiv nuk mund të dilja as të bëja pazar e pastaj kur rifillova të dal isha në psikozë”, ka thënë ai.

“Mundohesh gjithnjë të sigurohesh se personat nuk janë shumë afër, duhet të jesh mendërisht i fortë. Nevojitet kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne – ka shtuar francezi, duke zbuluar se kur mori vesh lajmin e pozitivitetit, goditja psikologjike ishte e fortë – Nuk kisha simptoma, por sapo e mora vesh mbeta i shokuar, isha në panikun më të madh të mundshëm, kisha frikë për familjen e miqtë e mi. Ishte e vështirë për ata, por isha në gjendje ti qetësoj.

Nuk është një periudhë e bukur, duam vërtetë që e gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt. Pyes veten cfarë do të ndodhë me futbollin e jetën e përditshme”.

E konfirmon Juventusi: Shërohen dy yjet e klubit nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Juventusi ditën e sotme ka konfirmuar lajmin e mirë, pasi ka bërë të ditur se Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shëruar nga koronavirusi.

Mediat në Itali kishin shkruar se Rugani e Dybala kishin dalë negativë në testin e bërë, ndërsa nga testi i dytë është konfirmuar shërimi edhe i Blaise Matuidi.

Sipas të gjitha gjasave, dy lojtarët do të jenë gati për të nisur stërvitjen me 4 maj. /Periskopi.com/

Ylli i Juventusit e pëson keq, ia vjedhin Instagramin

Periskopi.com Sporti

Bleiz Matuidi duket se është me të vërtetë i pafat në këto muaj të parë të vitit 2020.

Mesfushori i bardhezinjve ka qenë një nga lojtarët e parë të infektuar me koronavirus në futbollin italian dhe prej disa ditësh është në karantinë, pasi nuk e ka kaluar ende.

Sikur të mos mjaftonte kjo, sot ai nuk ka pasur mundësinë as të argëtohet në rrjetet scoiale, pasi një haker i ka vjedhur adresën në Instagram.

Ka qenë vetë hakeri në fjalë i cili ka bërë të ditur këtë arritje të tij, duke u justifikuar se e kishte bërë thjesht për argëtim.

“Vetëm për argëtim. Paqe. Adresa do të kthehet shpejt, jemi thjesht të mërzitur dhe kërkojmë falje”, ishte mesazhi i hakerit i cili me sa duket nuk ka pasur si të shtyjë ditën në shtëpi dhe i ka rënë kështu në qafë mesfushorit të Juventusit. Gjatë pasdites, francezi mori kontrollin e plotë të adresës së tij, pasi mesazhi i mësipërm u zhduk.

Mesfushori i Juventusit del pozitiv edhe në testin e dytë me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Blaise Matuidi duhet të mbetet në izolim edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë e ka raportuar gruaja e tij, Isabelle, në llogarinë e saj në Instagram.

Mesfushori francez i Juventusit doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars.

Pasi kaloi dy javë në karantinë, Matuidi ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv, gjë e cila vërteton se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera.

Matudi është në mesin e tre lojtarëve të Juventus që janë prekur me koronavirusin, përfshirë Ruganin dhe Dybalan.

Juventusi pranë rinovimit me dy futbollistë si dhe me gardianin e portës

Periskopi.com Uncategorized

Sipas raportimeve të ‘Goal Italy’, ‘Zonja e vjetër’ do t’iu ofrojë rinovim kontrate emrave si Giorgio Chiellini, Blaise Matuidi dhe Gigi Buffon.

Treshja ‘Biankoneri’ kanë qenë pjesë kyçe e skuadrës këtë edicion, edhe pse Chiellini pësoi një dëmtim herët në sezon.

Tashmë, ata duket se do të rinovojnë kontratat e tyre të cilat pritet t’i mbajnë në Torino edhe për sezonin tjetër.

Detaje të tjera rreth kontratave të lojtarëve nuk janë zbuluar akoma.

Juventusi saktë dhe komod kundër Atletico Madridit, shënon edhe golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Juventusi nuk po ka shumë probleme kundër Atletico Madridit, derisa sapo ka shënuar edhe golin e dytë kundër “Los Colchoneros” duke siguruar një epërsi prej 2-0.

Mesfushori, Blaise Matuidi është asistuar për mrekulli nga Alex Sandro në zonë, me ish-yllin e PSG-së që nuk e pati të vështirë të shënonte nga afërsia. /Periskopi.com/

Juventus 27 milionë për Matuidi

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Serie A, Juventus ka dërguar ofertë zyrtare prej 22 milionë plus 5 milionë euro shtesë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio.

Largimi i Paul Pogba drejt Manchester United ka lënë një zbrazëtirë jo të vogël në formacionin e bardhezinjve dhe transferimi i Matuidi shihet si zgjidhja e duhur e këtij problemi.

Megjithatë, klubi parisien kërkon 30 milionë euro për lojtarin në fjalë. /Periskopi.com