Kur Juventus mundi Ajaxin përmes penalltive në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 1996

Periskopi.com Sporti

Mesi i viteve të 90-ta, gjegjësisht vitet 1994 -1995 dhe 1995- 1996, liga më e fortë për klube në Evropë, Champions Liga, u dominua nga finalet e njëpasnjëshme midis skuadrave italiane dhe holandeze.

Pas përballjes së vitit 1995  midis Milanit dhe Ajaxit, sezoni pasues risolli Ajaxin në finale me kundërshtar tjetër italian- skuadrën nga qyteti i Torinos, Juventusin.

Stadiumi Olimpik i Romës ishte nikoqir i kësaj përballje të Ligës së Kampionëve të vitit 1996 midis dy gjigantëve të futbollit evropian, Juventus dhe Ajaxit, ku holandezët po kërkoin trofeun e 5-të për më të mirin e Evropës, shkruan Periskopi.

Ekipi i Juventusit kaloi në avantazh pasi sulmuesi Italian, Ravanelli shfrytëzoi mundësinë e parë për të shënuar. Skuadra e Ajaxit kundërpërgjigjet duke barazuar përmes të famshmit Litmanen, por ky do të ishte goli i fundit nga loja e hapur dhe pas 120 minutash orvatje fizike dhe mendore, fati i përballjes u përcaktua përmes penalltive.

Juventinët; Farrara, Pessotto dhe Padavano, shfaqën nerva të çelikta dhe shënuan penalltitë e tyre, por më pas Jugovic realizoi penalltinë e fundit, gjë që vulosi lavdinë e italianëve. Sidoqoftë, heroi i padiskutueshëm i natës së 21 majit ishte portieri i Bianconerëve, Peruzzi, i cili krahas performancës përgjatë lojës aktive, mbrojti dy penallti të rëndësishme, atë të Davids dhe Silooy.

Periskopi ua sjell më poshtë golat dhe formacionet e skuadrave. V.Zh/Periskopi.com/

File:Ajax vs Juventus 1996-05-22.svg - Wikimedia Commons