Pacolli mohon se janë tërhequr njohjet për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri  në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka mohuar se janë tërhequr njohjet për shtetin e Kosovës.

Në një konferencë për media lidhur me procedimin në Prokurori i rreth 10 mijë faqe dokumentesh për krime të luftës, kryediplomati kosovar është pyetur edhe për fenomenin e tërhejes së njohjeve të Kosovës.

Derisa mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë, Pacolli tha se Ministria që ai udhëheqë nuk ka dështuar në procesin për lobimin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur.

Vetëm gjatë këtij viti, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, ka deklaruar se 17 vende e kanë tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Njëri ndër ta, është shteti i Ganës , i cili ka konfirmuar çnjohjen e Kosovës, duke e quajtur ‘të nxituar’ njohjen e saj. /Periskopi/

”Çnjohjet do të vazhdojnë, kapja e shtetit po dëshmohet edhe në diplomaci”

Periskopi.com Lajme

Republika Nauru nga Pacifiku, sipas medieve serbe, është shteti i 17-të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Derisa Ministria e Punëve të Jashtme këto lajme po i konsideron propaganduese dhe të pavërteta, njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se tërheqja e njohjeve, ose suspendimi i tyre do të vazhdojë të ndodhë.

Njohësi i rrethanave politike, Ramush Tahiri, në një prononcim për Ekonomia Online thotë se Kosova e ka të pamundur të mbajë marrëdhënie diplomatike me të gjitha shtetet që e kanë njohur vendin tonë dhe për këtë potencon se njohjet do të vazhdojnë të vijnë në adresë të Kosovës.

Ai thotë se Serbia po e përdor dialogun në Bruksel si fushatë për të bindur vendet e ndryshe se dy shtetet janë duke biseduar ende për statusin final të Kosovës.

“Çnjohjet do të vijnë edhe me kohë sepse Kosova nuk ka kapacitet që të bëjë marrëdhënie diplomatike me krejt shtetet që e kanë njohur vendin tonë. Është fakt që ShBA-ja dhe vendet të tjera si Turqia kanë ndikuar që numri i njohjeve të rritet dhe ta kalon shifrën 116. Serbia po bën anti-fushatë dhe po thotë që çështja e Kosovës nuk është e zgjidhur ne jemi duke biseduar për statusin në Bruksel. Që është e vërtetë se janë duke biseduar edhe pse Kosova nuk po e pranon dhe Serbia është duke thënë që mos ndikoni ju në zgjidhjen përfundimtare me këtë njohje, por suspendon njohjen kushtimisht”, thotë ai.

Dështimin në rrafshin diplomatik, Tahiri po ia adreson Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi qeverisë në largim, të cilat sipas tij  degraduar shërbimin diplomatik me emërime politike dhe aspak profesionale.

Ai thotë se kapja e shtetin po dëshmohet edhe në këtë fushë.

“Kosova ka degraduar edhe në diplomaci tash. Sepse nuk është avancuar me shërbimin diplomatik profesional, përkundrazi është rritur ndikimi politik edhe në Ministri të Jashtme edhe në ambasada dhe konsullata dhe ka humbur etika profesionale dhe është humbur ai motivi që ishte në fillim që të dërgojmë njerëz që janë të lidhur me kulturën e atij vendi ku shkojnë, janë intelektualë dhe mund të forcojnë lidhjet mes vendeve. Pak a shumë kapja e shtetit po dëshmohet edhe në këtë segmentin e diplomacisë, vetëm shihni se si janë bërë emërimet e fundit që janë bërë me një marrëveshje që t’i dërgojnë njerëzit që kanë orientim partiak ose që kanë mbështetjen e Ministrit të Qeverisë, por që është konglomerat i partive politike”, thotë ai për EO.

E shpresat për të kthyer “dinjitetin shtetëror” Tahiri po i mban në qeverinë e ardhshme e cila pritet të udhëhiqet nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja.

Thotë se politika e deritanishme dështoi të ndërtojë mekanizma të cilët do të mundësonin një shtet të mirëfilltë ligjor.

“Ne jemi pa një koncept. Shpresa është që nëse bëhet qeveria e Vetëvendosjes e cila ka qenë në opozitë ta rikthejë dinjitetin shtetëror dhe do t’i rishqyrtojë të gjitha çështjet që kanë shkuar keq sa i përket shtetit. Se që kanë shkuar keq jemi dëshmitarë që jemi më të varfër se përpara, ne jemi duke e harxhuar ekonominë tonë pa ndonjë përgjegjësi. Ne jemi duke bërë gabime në investime buxhetore edhe qeverisëse dhe në rritje të rrogave. Dhe nuk kemi asnjë mekanizëm ani pse themi se gjykata dhe prokuroria janë të pavarura. Nuk ki asnjë mekanizëm i cili oligarkët i qon para gjyqit, ua merr pasurinë, ose ua ndal zhvatjen e mëtejshme të shtetit. Ne nuk po ndërtojmë mekanizma për sundimin e ligjit”, thotë ai.

Ditë më parë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq prezantojë tërheqjen e pavarësisë së Kosovës nga Gana.

Kosova fitoi njohje nga 116 shtete të botës, por që 17 nga to thuhet se e kanë tërhequr, apo suspenduar njohjen.

 

Gana jep arsyet qesharake pse e çnjohu Kosovën: U nxituam, e shkelëm 1244-shin (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Republika e Ganës e ka çnjohur zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës që u shpall më 17 shkurt të vitit 2008. Këtë e ka bërë të ditur ministri serb, Ivica Daçiq, duke thënë se ky është shteti i 16 që e çnjeh Kosovën.

Analistët kosovarë para disa vitesh të pyetur se a rrezikohej Kosova nga çnjohjet që mund t’i vinin, ishin tallur duke thënë se ky koncept nuk ishte i mundshëm dhe i zbatueshëm.

Sidoqoftë, Serbia vazhdoi me fushatën e saj agresive dhe tashmë ia doli të sillte edhe tërheqjen e 16 të njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

Shteti i fundit që e bëri këtë është nga kontinenti afrikan dhe quhet Republika e Ganës, transmeton Periskopi.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimit Rajonal të këtij vendi thuhet se njohja e Kosovës ishte vendim i nxituar që nuk kishte marrë parasysh disa çështje të caktuara.

“Njohja [e Republikës së Kosovës] është në kundërvënie me Aktin Final të Helsinkit dhe më fondementalisht në kundërvënie me Rezoulutën 1244 [1999] të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.” – shkruhet në njoftim.

“Vendimi për ta njohur Kosovën [si shtet të pavarur] doli të ishte i nxituar sipas paragrafit 10 të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit [1999] që autorizonte Sekretarin e Përgjithshëm të “vendoste një prezencë civile në Kosovë në mënyrë që të garantonte administratën e përkohshëm për Kosovën nën të cilën qytetarët e Kosovës mund të jenë autonomi substanciale brenda Republikës Federative të Jugosllavisë…”

Më tej, qeveria ganeze shkruan se vendimin për njohje në atë vakt e kishin marrë të frymëzuar nga përpjekja për paqe dhe harmoni.

Po ashtu, ata thonë se duhet të merret në konsideratë edhe procesi dialogues në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është një arsyetim tepër qesharak që në fakt mbulon arsyet e vërteta e që është zbehja e ndikimit amerikan në botë dhe presioni i vazhdueshëm i Rusisë e Serbisë./Periskopi

Daçiq: Ne e ndalim fushatën për ç’njohje kur Kosova të mos kërkojë më njohje

Periskopi.com Lajme

Kërkesa e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe disa vendeve perëndimore për të pezulluar fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës është jo-parimore tha Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Daçiq tha se tarifat e vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia dhe fushata që po bën Beogradi nuk janë të ndërlidhura.

Daçiq ka reaguar ndaj deklaratës së Matthew Palmer se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e përgatitur për të pezulluar tarifat për produktet serbe, për të cilat ai tha se ishin një pengesë për vazhdimin e dialogut, transmeton lajmi.net.

Palmer gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se SHBA-të shpresojnë që Serbia të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe se mbi ato baza, të dy palët mund t’i ktheheshin në tryezë të bisedimeve në një atmosferë pozitive, të kthyera në një marrëveshje.

Ministri i jashtëm serb gjithashtu kujtoi që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kishte thënë më herët se pezullimi i fushatës së çnjohjeve mund të diskutohet vetëm nëse Kosova e pezullon fushatën për njohje të Kosovës dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nëse vendet perëndimore pushojnë së mbështeturi këto aktivitete.

“Epo, këta politikanë tanë kanë një zgjuarsi të shkurtër, ose ata e bëjnë atë me qëllim. Tarifat u ngritën në 100 për qind vetëm për të folur për to dhe patën sukses, flitet vetëm për to. Ata (shqiptarët) e kanë arritur qëllimin, përfaqësuesit tanë politikë e kanë harruar formimin e ushtrisë. Ata kanë harruar dështimin e përmbushjes së detyrimeve të nënshkruara të Marrëveshjes së Brukselit. Asgjë nuk përmendet më”, tha Daçiq.

“Palmer padyshim flet me tendencë, gjë që duhet të pritet duke pasur parasysh interesat që ai përfaqëson dhe zbaton. Shtetet e Bashkuara janë të shtyrë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, dhe kështu është edhe Palmer.”, tha Daçiq.

 

 

Serbia: Madagaskari sapo na njoftoi se e ka çnjohur Kosovën

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe, shkruajnë se Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Jashtme serbe se ka tërhequr njohjen e Kosovës.

“Kemi pranuar një shkresë nga Ministria e Jashtme e Madagaskarit, të cilët na kanë informuar se që nga 5 dhjetori, kanë vendosur ta çnjohin Kosovën”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Daçiq u ka thënë mediave serbe se ky shtet, është vendi i 12’të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë ‘së njëanshme të Kosovës’.

“Çnjohjet e fuqizojnë pozitën negociuese të Serbisë karshi Kosovës”

Periskopi.com Lajme

Gëzim Visoka ka shprehur bindjen se diplomacia serbe ka arritur që ta çorientojë diplomacinë kosovare dhe të diktojë kursin e saj ndërkombëtar.

Sipas tij, tani Kosova është në një fushatë defensive, duke bërë përpjekje më shumë që të ruajë njohjet aktuale apo t’i rikthejë ato që i ka humbur, sesa të sigurojë njohje të reja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Visoka është ligjërues i shkencave politike në Dublin City University në Irlandë. Atje i ka mbaruar studimet e doktoratës dhe ligjëron për paqen dhe konfliktin. Për një kohë ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në një intervistë të shkruar dhënë “Kohës Ditore”, Visoka ka folur për efektet e një fushate të Serbisë, e cila ka rezultuar me revokimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga disa vende.