Deputeti shqiptar që u sulmua me bojë: Nuk frikësohem

Periskopi.com Lajme

Deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë që pritet të betohet sot, Ralf Gjoni, mbërriti në Parlament ku do të bëjë betimin.

Para mediave, Gjoni tha se akte të tilla nuk e frikësojnë ndërsa tregoi edhe momentin kur iu është afruar një djalë i ri.

“Një djalë çohet në këmbë më afrohet dhe më hedh bojë me anë të një shiringe. Nuk e prita dhe më frikësoi se ishte e papritur por dua të them që ai dhe ajo që e ka porositur duhet ta dinë që unë kam ardhur për t’u betuar dhe nuk frikësohem”, deklaroi Gjoni.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse e di se prej kujt ishte i porositur ky sulm, Gjoni tha se “ju mund ta merrni me mend më mirë”, duke shtuar se nuk është në Kuvend për të marrë një rrogë, por për të dhënë kontributin e tij.

 

Ish-deputeti shqiptar e pranon hapur: Unë kam frikë nga gruaja

Periskopi.com Showbiz

Me siguri nga titulli mund të duket si shaka, por në fakt, është e vërtetë. Një nga të ftuarit e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Soirée” nga Jonida Shehu në Top Channel ishte edhe ish-deputeti dhe gazetari i njohur, Mitro Çelo.

Pavarësisht se mbrëmja e kësaj të mërkure ishte e gjitha konceptuar si “Nata Shkodrane”, Çela përfaqësonte shkodranët “e ardhur” duke qenë se vetë ai me origjinë nga jugu i vendit është dhëndër në Shkodër.

Martohet deputeti shqiptar, në dasmë i gjithë grupi parlamentar (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Deputeti socialist i Fierit, Anduel Xhindi ka ftuar të gjithë grupin parlamentar në dasmën e tij në kompleksin Blerimi në Lushnjë. Nga fotot që ka shpërndarë fotografi Agim Rama duket se në dasëm kanë qenë disa prej kolegëve të tij të grupit parlamentar. Taulant Balla ia ka marrë valles, Gramoz Ruçi që uron familjarët dhe Tom Doshi në një foto të përbashkët me çiftin, janë disa nga momentet e shkëputura në fotot më poshtë të festimeve që thuhet se do të zgjasin për një javë pa ndalim. Anduel Xhindi është i biri i Fatmir Xhindit, ish deputeti i PS i vrarë në Roskovec për motive që ende mbeten mister./lapsi/

Deputeti shqiptar shtrohet me urgjencë në spital, i përkeqësohet gjendja

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kaluar një parainfrakt. Gjatë ditës së djeshme deputeti ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pasi është vizituar nga mjekët në spitalin e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë.

Mjekët kanë konstatuar se Braho ka pësuar parainfarkt.

Deputeti Braho ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku po kurohet për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet nga burime për Report Tv se kur deputeti Braho ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, familjarët dhe të afërmit kanë insistuar për kontroll mjekësor të menjëhershëm, por Braho është shprehur se mund të ishte diçka kalimtare dhe jo problematike.

Ka qenë insistimi i të afërmëve që parainfarkti u kap shpejt pasi pasojat pastaj do të ishin të tjera.

Spartak Braho është deputeti më i vjetër i PS dhe mori mandatin pak kohë më parë duke zënë vendin e Saimir Tahirit, pas ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit të Tiranës.

 

Deputeti shqiptar kërkon që në parlamentin serb të flitet shqip

Periskopi.com Lajme

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin Popullor të Serbisë, Fatmir Hasani, për Agjencinë beogradase të lajmeve “Beta”, të mërkurën e 27 qershorit, është deklaruar se votoi kundër ligjeve për këshillat kombëtare të pakicave, meqë, sipas tij, nuk janë respektuar ndryshimet e përbashkëta të pakicave kombëtare. Deputeti Hasani, siç na shkruan Sevdail Hyseni, paralajmëroi se është duke u përgatitur që para ligjvënësve të Republikës së Serbisë ta paraqitet në gjuhën shqipe, ngase ligji i ri mbi pakicat kombëtare ia mundëson një gjë të tillë.

Deputeti Hasani i thotë “Beta”- s se nga java e ardhshme pret që sekretariati i Kuvendit të sigurojë një përkthyes, ku paraqitjet e tij do të jenë më të shpeshta.

“Do të jetë shumë më mirë, sepse unë sinqerisht për një paraqitje në kuvend në gjuhën serbe, duhet të përgatitem dy herë më shumë, meqë nuk është njëjtë si në gjuhën amtare. Deri më tani, unë së pari kam shkruar fjalimin në letër dhe shpeshherë nuk kam mundur ta marrë fjalën për çështje të caktuara pa u përgatitur, përveç disa pyetjeve të shkurta “, thekson Hasani.

Ai deklaroi se pavarësisht që ligjet e reja sjellin disa të mira, ai në parim nuk i ka votuar ato, sepse partia e tij, Partia për Veprim Demokratik, nuk e mbështet shumicën parlamentare që nga fundi i vitit të kaluar, pasi që “për një vit të plotë Qeveria serbe nuk ka treguar progres në përmbushjen e kërkesave të shqiptare, të cilat u vlerësuan si të pranueshëm nga zyrtarët serbë” – tha Hasani.

Deputeti Hasani ka shtuar se ai nuk ka votuar për ligjet e këshillave kombëtare dhe pakicave kombëtare, sepse nuk i kishin marrë në konsideratë kërkesat e tij për rritjen e buxhetit për këshillat kombëtare, dhe që zyrtarët partiakë mund në të njëjtën kohë të jenë edhe funksionarë në këshillat kombëtare.

“Kundërshtimi kryesor është se ligjet në praktikë janë shumë të vështirë për t’u zbatuar, por mbi të gjitha nuk është pranuar kërkesa ime, që në letërnjoftim dhe pasaportë emrat dhe mbiemrat e qytetarëve të pakicave kombëtare të shkruhen në dy gjuhë, në ketë rast shqip-serbisht”, ka thënë Hasani.

Deputeti Fatmir Hasani ka votuar kundër ligjeve për pakicat kombëtare, që ka zgjuar një interesim shtesë të mediave nga Beogradi, sepse, sipas tyre, shqiptarët nuk po pajtohen me ligjet e Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

Deputeti shqiptar tregon a i dha 60 mijë euro për mbjelljen e flokëve

Periskopi.com Showbiz

Eduart Shalsi, deputeti i PS, kohë më parë është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte 60 mijë euro.

Mirëpo, çështje u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” moderatorja e këtij emisioni, Fjoralba Ponari e vuri Shalsin përballë një pyetësori të sikletshëm, ndërsa e pyeti edhe nëse ishin të vërteta thashethemet se ai i kishte mbjellë flokët.

 

 

Shalsi e sfidoi moderatoren, teksa i tha se ajo mund të provonte t’i tërhiqte dhe se nuk do ta kishte problem po ta bënte këtë ndërhyrje. Madje, ai u shpreh se ndryshonte herë pas here “look”, por jo se i kishte mbjellë flokët.

Mirëpo, në fund ai dha një përgjigje që na futi sërish dyshime. “Njeriu duhet ta ndryshojë herë pas here pamjen”. Mos vallë Shalsi e konfirmoi në mënyrë indirekte ndryshimin?

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, kërkon që Lugina të bëhet pjesë e dialogut

Deputeti i vetëm shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Fatmir Hasani, ka theksuar se shpreson që çështja e Luginës së Preshevës do të futet si pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Hasani, në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qenë provokim i palës serbe, për arsye se, sipas tij, nuk ka ardhur si pasojë e një marrëveshje ndërshtetërore.

“Kemi dhënë deklarata për mediat në Beograd, ku kemi vlerësuar së ky tren është dashur të niset me marrëveshje ndërshtetërore, pa ikona dhe pa transparente…”, ka theksuar Hasani, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka thënë se ai si deputet është më i padëshiruari në Parlamentin e Serbisë, i cili përbëhet nga gjithsej 250 deputetë.

Hasani ka thënë se ai si deputet do ta ngriste çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, vetëm në rast se sipas tij, kjo ide i propozohet nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti shqiptar

Ndërroi jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog dhe ish-deputetet i Partisë Demokratike.

Periskopi.com Lajme

Ai ishte prekur nga një leucemi akute që e çoi drejt vdekjes pa i dhënë kohë që të trajtohej. I shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri.

Ai u përfshi në politikë rreth 11 vjet më parë. Në zgjedhjet e 2005-s u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, por u nda shumë shpejt prej saj, shkruan Top Channel.

Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Evropian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.