Shpëtohen 84 emigrantë në detin Egje

Periskopi.com Lajme

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus”, ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Operacionet, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve.

Operacioni i parë është zhvilluar në orën 21:35 të ditës së shtunë dhe i dyti sot në orën 10:25.

Gomonia e parë kishte 39 persona në bord; 31 palestinez dhe 8 sirian. Gomonia e dytë me 45 persona në bord;31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.

 

Shpëtohen 41 emigrantë në detin Egje

Periskopi.com Lajme

Anija shqiptare “Butrinti” ka shpëtuar një gomone me 41 emigrantë në detin  Egje.

Ministria e Mbrojtjes thotë se emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi me destinacion në ishullin Kios në Greqi.

Emigrantët që u shpëtuan nga anija “Butrinti”, u transferuan më pas në anijen e FRONTEX. Në gomonen që rrezikonte mbytjen, mes 41 emigrantëve ishin 10 fëmijë dhe 7 gra, dy prej të cilave shtatzënë.

Anija “Butrinti” patrullon në detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.