Tag: dha doreheqje

AKR nuk është në dijeni për dorëheqjen e Agim Bahtirit
Aleanca Kosova e Re (AKR), nuk është në dijeni se zëvendëspresidenti i saj, Agim Bahtiri ka dhënë dorëheqje.
Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se zëvendëspresidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Në partinë e Behgjet Pacollit nuk janë në dijeni për këtë veprim tër Agim Bahtirit.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare në lidhje me dorëheqjen e tij.
“Jo nuk ka dhënë dorëheqje. Unë jam edhe sekretar i përgjithshëm edhe zëvendëspresident sikurse Bahtiri mirëpo s’jam i informuar për këtë. Nuk besoj që ka dhënë dorëheqje, nuk ka shanca. Zyrtarisht nuk kemi asgjë, por në këtë Kosovën tonë gjithçka mundet me ndodhë”, ka deklaruar Makolli për lajmi.net.