Klubi i madh anglez arrinë marrëveshje me Domagoj Vida

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka arritur marrëveshje personale me Domagoj Vidan

Gazeta turke ‘A Spor’ raporton që mbrojtësi kroat ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin ku do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare, transmeton Periskopi.

Liverpooli tani do të takohet me drejtuesit e Besiktasit për të negociuar për çmimin e Vidas.

Sipas kësaj gazeta, Besiktasi kërkon 22 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin 29-vjeçar që shkëlqeu në Kupën e Botës me Kroacinë. /Periskopi/

Klopp nuk ndalet, pas transferimit të Alisson kërkon mbrojtësin që shkëlqeu në Botëror (Foto)

Periskopi.com Sporti

Liverpooli është i interesuar për Domagoj Vida

Domagoj Vida pati paraqitje të mëdha në Kupën e Botës dhe ai me kombëtaren e tij, Kroacinë arritën deri në finale ku u mposhtën 4-2 nga Franca, shkruan Periskopi.

Vida është pjesë e Besiktasit dhe tani po kërkohet nga klubi i madh anglez, Liverpool.

Sipas ‘Turles Fanatik’ Liverpooli ka bërë ofertë konkrete për mbrojtësin kroat.

“Kemi marrë oferta për Vida-n dhe jemi duke i konsideruar por kjo nuk do të thotë se ai do të largohet përfundimisht. Çdo lojtar ka çmimin e tij, por do të marrim një vendim përfundimtar në ditët e ardhshme,” ka thënë një zëdhëns i Besiktasit.

Sipas kësaj gazete anglezët kanë ofruar 25 milionë euro për Vidan.

Ndryshe, Liverpooli sot ka siguruar shërbimet e portierit Alisson Becker, i cili nesër pritet që t’i kryejë testet mjekësore në Melwood./Periskopi/
Image result for domagoj vida

Kupa e Botës | Ngriten tensionet, arrestohet një teknik që dyshohet se po e spiunonte Anglinë

Periskopi.com Botërori 2018

Policia ruse e ka arrestuar një burrë që dyshohet se po e spiunonte kampin stërvitor të Kombëtares së Anglisë, kanë raportuar mediet lokale.

Këto medie, siç shkruan Independent, kanë thënë se burri në fjalë është vërejtur duke bërë gjeste të dyshimta në një kulm të një shtëpie 180 metra larg bazës së Anglisë gjatë ditës së djeshme.

Ai u arrestua nga zyrtarët e sigurisë dhe u dërgua në mbajtje në një stacion policor lokal.

Në stacion, atij i ishte kërkuar që t’i fshinte fotografitë që i kishte bërë të kampit anglez, dhe ishte liruar pa iu ngritur ndonjë padi.

I arrestuari – përcjell Periskopi – kishte thënë që ishte në kulm të shtëpisë si pjesë e punës së tij rutinore për të kryer riparime. Sipas tij, nuk kishte pasur asnjë qëllim që të shihte përgatitjet e kombëtares angleze.

Raportimet thonë që ai po spiunonte për Kroacinë, por nuk ofruan asnjë evidencë për rastin.

Tensionet janë ngritur mes Moskës dhe Zagrebit pasi një video paraqiste mbrojtësin kroat Domagoj Vida derisa bënte përshëndetje populiste pro-ukrainase, krahas asistentit të tij tashmë të përjashtuar nga Kombëtarja kroate, Ognjen Vukojeviq, transmeton Periskopi

Në një video të postuar në Facebook, Vida bërtiste “Lavdi për Ukrainën!” ndërsa Vukojeviq shtonte: “Kjo fitore [kundër Rusisë] është për Dinamon [e Kjevit] dhe për Ukrainën.”

Anglia luan kundër Kroacisë në mbrëmje, në stadiumin Luzhniki, për të siguruar një vend në finale ku do të përballej me Francën. Kjo do të ishte finalja e tyre e parë që nga fitorja e Kupës së Botës në vitin 1966./Periskopi