Edi Rama takohet nesër me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë

Periskopi.com Lajme

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis do të takohen nesër në Athinë. Ky është takimi i dytë që dy liderët zhvillojnë brenda pak muajsh, që kur Mitsotakis mori drejtimin e Greqisë.

Takimi Rama-Mitsotakis do të zhvillohet në kuadër të samitit të BE-së me shtetet arabe, ku të pranishëm do të jenë edhe liderë të tjerë të rajonit, BE-së dhe shteteve arabe.

Ndonëse nuk ka informacione mbi temat e diskutimit, pritet që në takim kryeministri grek të ngrejë çështjen e marrëveshjes së detit midis dy shteteve. Të drejtat e pakicës greke dhe procesi integrues i Shqipërisë në BE, pritet të diskutohen gjithashtu nga dy kryeministrat./T Ch/