Ja sa ekipe të FSK-së kanë shkuar në ndihmë Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Pas marrjes së urdhrit nga komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, një kontingjent i Task Forcës së Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, për kërkim-shpëtim urban, dhe në male, i pajisur me mjetet teknike të specializuara, u nis sot në mëngjes, për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare dhe banorët shqiptarë, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar pas goditjes së tërmetit në disa vendbanime të saj.

Kontingjenti i FSK-së, përbëhet nga 3 ekipe të Kërkim–Shpëtimit Urban, një ekip K-9, (njësi e përgatitur e qenve) për situata të tilla, ekipi i komunikimit, Policia ushtarake e FSK-së dhe ekipi i Mjekësisë.

Gruaja mbetet në baltë, shpëtuesit e nxjerrin me helikopter (Video)

Periskopi.com Lajme

Ky është momenti dramatik kur një grua është tërhequr nga balta nga një ekip shpëtimit me helikopter pas shembjes së një dige në Brazil duke lënë të paktën 40 vetë të vdekur dhe më shumë se 300 të humbur.

Pamjet tregojnë momentin kur punëtorët nxjerrin gruan nga balta, teksa kërkojnë me dëshpërim për të mbijetuarit.

Diga, e kontrolluar nga kompania minerare “Vale”, shpërtheu të premten herët në mëngjes dhe shtëpitë në Brumandinho, në shtetin e Minas Gerais, u evakuuan.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i digës së minierës së hekurit në Feijao pritet të rritet ndjeshëm, me më shumë se 300 të zhdukur ende në fatkeqësinë më të keqe të minierave në vend që nga viti 2015./Periskopi