Nënkryetarja e VV-së komenton vendimin e plotë të Gj.Kushtetuese: Nuk e shpallën por e krijuan Gjendjen e Jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka folur me ironi rreth gjithë kësaj, duke thënë se me këtë është krijuar gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas saj, zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja aktuale është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME! Vjedhje JO zgjedhje PO”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Pas shpalljes së aktgjykimit të plotë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka dërguar në Kuvend kërkesën për seancë për ditën e mërkurë, në ora 11.00, ku pritet të formohet qeveria e re Hoti.

Deputetja e VV’së: Pengesa e parë e koalicionit ishte Agim Veliu në krye të MPB-së

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit është vendosur kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në krye të saj ka vendosur kundërshtarin e koalicionit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë së gjërat tani po qartësohen dhe se do të jenë qytetarët ata që do të vlerësojnë se ku mbeti shpresa.

“Disa gjëra tani po qartësohen. Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar Vetëvendosje dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se: Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro. Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që po ashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë”, shkruan deputetja e LVV-së.

Mullhaxha-Kollçaku po ashtu përmendi edhe zgjidhjen kreative, të cilën gjatë një konference për medie e tha sot si mundësi, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi.

Sipas saj, koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se qenkan të vetme të natyrshme.

“Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet: “Do të gjendet një zgjidhje kreative”??!!  Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër LVV-së”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në këto momente shumë prej jush jeni në krye të detyrës dhe të gjithë të tjerët në izolim apo karantinë, dhe e gjithë kjo po ndodhë për të parandaluar dhe luftuar COVID/19. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.

Si epidemiologe e ritheksoj nevojën për bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse që janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e situatës.

Si politikane, megjithatë po ndiej nevojën për të shtuar diçka.

Disa gjëra tani po qartësohen.

Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar V E T Ë V E N D O S J E! dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se:

Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro.

Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që poashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë.

Qytetarët do ta vlerësojnë më së miri ku mbeti shpresa dhe nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e ardhshme do ta rikonfirmojnë shumë më bindshëm këtë gjë.

Koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që na zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se na qenkan të vetme të natyrshme.

Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet:

“Do të gjindet një zgjidhje kreative”??!!

Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër V E T Ë V E N D O S J E S!

#tragjikomedi

E nesërmja do të vijë, prandaj kujdes për shëndetin dhe durim.

Deputeti i AAK-së: Kollçaku të kërkojë falje publike, për fyerje të tilla janë shkarkuar ministra

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka komentuar deklaratën e nënkryetares së LVV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila mbrëmë ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

Syla në një prononcim për Periskopin, thotë se deputetja duhet të kërkoj falje publike dhe kjo do të ishte e pakta që mund ta bënte ajo.

Tutje shton se për deklarata fyese kohë më parë janë shkarkuar disa ministra serb.

”Po, i ka fy luftëtarët e lirisë, familjarët e dëshmorëve, të gjithë ata që kanë saktifiku për lirinë e vendit. Jemi në prag të festës (përvjetorit të pavarësisë), na e prishi festën. Për deklarata (fyerje) të tilla janë shkarkuar ministra. Më së paku që duhet të bëjë ajo është të kërkoj falje publike”, përdundon deputeti Gazmend Syla.

Kujtojmë se vitin që lam pas, kryeministri i legjislativit të kaluar, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç dhe ministrin e bujqësisë, Nenad Rikalo.

Shkarkimi i Rikalos ishte kërkuar nga opozita me t’u emëruar ministër, meqë ish-fqinjët e tij në lagjen Dardania e akuzonin për tortura e rrahje në kohë të luftës. Kjo kishte bërë që Haradinaj të kërkojë lustracion për të.

Ndërsa, Teodosijeviç kishte thënë se shqiptarët i kanë sajuar vetë krimet kundër tyre në Kosovë ndërsa kryen krime kundër serbëve.

“Arsyeja për agresionin në vendin tonë ishte e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut në vitin 1999 dhe ishin terroristët shqiptarë ata që i bënë të gjitha këto dhe kryen krimet më të mëdha në Kosovë”, pretendoi ai.

Edhe Aleksandër Jabllanoviç në vitin 2015 ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa pas deklaratës fyese që e bëri ndaj nënave në Gjakovë.

“Njerëzit e egër në Gjakovë i shkatërruan festën njerëzve që erdhën në shtëpitë e tyre që ishin djegur pas luftës në vitin 1999,” kishte thënë Jabllanoviç./Periskopi/Z.R/

Haradinaj: Me fyerjen që ia bëri UÇK-së, Kollçaku e fyu edhe Albin Kurtin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Muhaxha i ka rënë pishman për postimin që e bëri mbrëmë, ku përmendte dosje kriminale të UÇK-së, shkruan Periskopi.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data. Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, citohet një analist serb nga zyrtarja e VV’së.”, kishte shkruar ndër të tjera deputetja e VV-së.

Ndaj këtij citati që deputetja e kishte marrë nga një analist fantom serb, ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  i cili i ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

Madje, Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një prononcim për Periskopin e komentoi deklaratën e deputetes së VV-së.

Haradinaj thotë se ta fyesh UÇK-në, e ke fyer fillimisht vetveten dhe familjen. Tutje thekson se deputetja me një deklaratë të tillë e ka fyer liderin e partisë së saj, tash kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

”Disa deputet, jashta asaj, mundohen me fy deri në atë fazë që e shkatërrojnë edhe vetveten. Kështu që ta fyesh UÇK-në, e ke fy vetveten, e ke fy familjen tënde në fillim, pa marrë parasysh se si do të rrjedhin gjërat. Por unë mendoj nëse kush ka fy ndokënd më shumë, liderin e vet. Nëse dikush e ka fy liderin e vet më shumë, përpos familjen e vet dhe njerëzve të tjerë të kombit, është që e ka fy liderin e vet, Ablin Kurtin vet kjo personalisht’’, tha ai.

Haradinaj shton se Kurti ka shërbyer për UÇK-në, dhe gjatë asaj kohe ka qenë zëdhënës i Adem Demaçit. Ndërsa thotë se askush deri m‰ tani nuk e ka fyer liderin e vet më shumë se ajo.

‘Kurti dihet që ka qenë zëvendës i bacës Adem si zëvënës I UÇK-së. Kështu që unë mendoj nuk ka kush fyrje më të madhe që i ka bërë liderit edhe pse kjo ka mendu me tregu të jetë e shpërblyme e liderit për avancime por mendoj se kjo e ka fy më shumë liderin e vet. Deri sot unë nuk mendoj se kush nëse ka mendu për partinë dhe liderin e vet që e ka fy deri sot më shumë se vet ajo. Përpos që është fyerje e nivelit kombëtar, ajo edhe pse ka dashtë ta ngritë liderin e vet, ajo e ka fy më shumë deri sot. Një njeri që e fyen vetveten, nga ai nuk pritet ta respektojë dikënd tjetër’’, përfundon Nasim Haradinaj për Periskopin.

Kujtojmë se deputetja Mulxhaka-Kollçaku ka reaguar gjatë ditës së sotme duke thënë se nuk janë fjalët e saj megjithëse vet i kishte publikuar në Facebook. Disa orë më vonë ajo e fshiu komplet statusin ndërsa mori një hap tjetër duke e vënë emblemën e UÇK-së, si foto të kopertinës në Facebook./Periskopi/Zana Rugova/

Veteranët e Pejës i reagojnë Kollçakut: Do mbahesh mend si deputete kundër Luftës Çlirimtare e vlerave të saj

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një postimi mbrëmë kishte thënë se Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. 

Në lidhje me këtë kanë reaguar veteranët e Pejës.

Reagimi i plotë:

“Fatmire shpejt paske harru Pejën e vitit 1999, të shkatërruar 80%. E paske harru Qyshkun, Lybeniqin, Katundin e Ri, Dardaninë, Kapeshnicen e Fushën e Pejës, masakrat e tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëmI paske harru shpejt 183 dëshmorët e Pejës e qindra të plagosurit.Edhe pse ka qenë citim, nuk e kemi prit prej teje, se je deputete nga një vend që e pagoi shtrenjtë lirinë. Fatmire, ti assesi të largohesh nga tradita jugosllave. Peja është krenare me bijtë e bijat e saja që sakrifikuan, e ti jeto me turp, me faktin se do mbahesh mend si deputete kundër Luftës Çlirimtare e vlerave të saj”.

Deputetja e LV-së pyet LDK-në: A jeni të gatshëm për të qeverisur?

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Nënkryetarja e VV-së përmes Facebook-ut ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë me vendin dhe nëse LDK dëshiron ndryshim duhet t’i bashkëngjitet.

“Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti”, ka shkruar ajo.

Mulhaxha Kollçaku ka shkruar se nëse LDK-ja dyshon në qeverisjen e përbashkët atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhje.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri. Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, e ju”, ka shkruar deputetja e ardhshme e VV-së.

LDK-ja ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së saj ku pritet të dalin me një qëndrim lidhur me koalicionin VV-LDK.

Nënkryetarja e VV-së “do” zgjedhje të reja

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë një postim në faqen e saj në Facebook duke shfaqur dëshirën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“51%, nuk ka tjetër!”, ka shkruar ajo.

Derisa dje ka dështuar arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje, sonte zyrtarë nga të dy krahët politikë janë përplasur lidhur me ndarjen e posteve në Qeveri.

Limaj tha se do ta kallnin Kosovën për disa vota, reagon Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Fatmir Limajt se VV-ja do ta kallte Kosovën në rast se do t’i ndodhte fati i njëjtë si i tyre.

“Imagjinojeni që t’i kish ndodhë kjo Vetëvendosjes, ata e kishin kall Kosovë, ndërtesën e KQZ-së. Paramendojeni të ishin n’var për 60 vota fitorja e VV-së, çfarë do të kishte ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar dje në një emision televiziv.

 

 

Ndërsa, deputetja reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke dhënë shembullin e partisë “ORA”.

“Kryetari i NISMËS, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur Partia Reformiste ”ORA” nuk e pat kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht. Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e VETËVENDOSJES! gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka shkruar ajo.