Dyshja kosovare arrin edhe fitoren e dytë në Kampionatin Ballkanik

Periskopi.com Sporti

Çifti kosovar Armend Berisha/Faton Mustafa, ka arritur që në ditën e parë të garave në BVA Kampionatin Ballkanik të shënojnë dy fitore në ndeshjet e para në volejboll plazhi.

Në rrethin e parë, dyshja kosovare gjunjëzoi çiftin turk Calik/Savas me rezultat 2 me 1 (21:16; 17:21; 12:15), njofton “Sport Plus”, transmeton Periskopi.

Në rrethin e dytë, përballë Armend Berishës e Faton Mustafë u gjend dyshja tjetër turke Safak/Ibrahim ndaj së cilëve triumfuan 2-0 (24-22, 25-23).

Image may contain: one or more people, people playing sports and outdoor

Të shtunën në orën 14:35, Armend Berisha e Faton Mustafa do ta kenë ndeshjen për rrethin e tretë, të cilin nëse e kalojnë atëherë e sigurojnë gjysmëfinalen.

Përballë tyre edhe në rrethin e tretë do të jetë një ekip tjetër nga Turqia, dyshja Giginoglu / Gögtepe.

Në orën 20:50 sonte e zhillojnë ndeshjen e tyre të parë edhe dyshja e vajzave Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani, të cilat poashtu kundërshtaret e para I kanë nga Turqia, dyshen Caglayan/Alan.

Federata e Volejbollit e Kosovës e uron Armend Berishën dhe Faton Mustafën për rezultatet e arritura dhe të dyja ekipeve ju dëshiron akoma më shumë suksese në ndeshjet e rradhës. /Periskopi.com/