Federata Skitare organizon garë sllallomi në Bogë të Rugovës: Kjo është agjenda dhe orari

Periskopi.com Sporti

Federata Skitare e Kosovës organizon garën për kupën memoriale “Hajrush Demaj” në disiplinën e Sllallomit (SL) për kategoritë e reja.

Gara zhvillohet në Bogë të Rugovës.

Agjenda:

E shtunë – Sllallom (SL) – Kategoritë e Reja (U8 – U10 – U12 SL) dhe (U14 – U16 SL)

në ora 09:00 – bëhet shiqimi i shtegut,

në ora 09:30 – hapja solemne,

në ora 09:45 – starti I (lëshimi i parë)

në ora 11:00 – pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa

në ora 12:00 – starti II (lëshimi i dytë)

në ora 16:00 – shpallja e fituesve.

Pas çdo lëshimi të parë bëhet pushim prej 15m. për verifikim të diskualifikimeve nga gjyqtarët dhe bëhet pranimi i ankesave.

Vjen reagimi i Federatës Skitare për rënien e ortekut në Brezovicë

Periskopi.com Lajme

Federata Skitare e Kosovës ka reaguar pas rënies së një orteku në Brezovicë, ku një person ka humbur jetën.

“Kemi marrë informacion nga Qendra e Skijimit në Brezovicë se ka rënë një ortek në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës” dhe dy të rinjë fatkeqësisht kanë qenë duke skijuar në këtë vend. Fatmirësisht dy të rinjtë janë gjetur njëri i gjallë, kurse për tjetrin ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, thuhet në reagimin e federatës.

Federata apelon te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga reshjet e fundit të borës.

Megjithatë Policia e Kosovës në Ferizaj i ka konfirmuar Periskopit identitetin e të vdekurit nga orteku i borës në Brezovicë. Ai është i biri i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, Ariani.

Gazmend Hoxha nga Ferizaji ka deklaruar se nuk ndodhet asnjë njeri tjetër i mbetur në ortek dhe që rrezikon jetën.

Ariani ishte po ashtu edhe zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës që udhëhiqet nga Dardan Gashi. Ai ishte, shkruan Periskopi, edhe i pasionuar pas sportit të skive. /Periskopi