Ferizaj teston futbollistët për koronavirus por vazhdon stërvitjet në grup ende pa i marrë rezultatet

Periskopi.com Sporti

Klubet kosovare tashmë kanë filluar t’u nënshtrohen protokolleve mjekësore, duke bërë testet për koronavirus.

Ferizaj është skuadra e fundit që ka kryer një procedurë të tillë, por për ta pasuar me një veprim aspak logjik, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, Ferizaj ka kumtuar lajmin për testimin e skuadrës, duke shtuar se pas kësaj, grupi ka kryer një stërvitje në stadium, ende pa i marrë rezultatet.

Vërtetë është një situatë mjaft e paqartë dhe që ka nevojë për adresim, pasi nuk ka asnjë shpjegim logjik të fillohen stërvitjet, derisa skuadra është në pritje të rezultateve të testimeve.

Shikoni më poshtë postimin e Ferizajt:

Ferizaj kryen testet e Covid 19 dhe vijon me stervitje.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunes në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rrezulltat e testev janë dergu ne Prishtinë dhe se shpejti priten te ne dhajne pergjigjeje e testeve

Skuadra jone pas testev ka vijuar me stervitje ne stadium per pregaditje para fillimit te kampionatit te mbetur i cili fillon me 7 Qershor. /Periskopi.com/