Përfundon ndeshja Bremen – Leverkusen, debutoi edhe lojtari i tretë më i ri që luan në Bundesligë

Periskopi.com Sporti

Florian Wirtz ka shkruar sonte historinë e skuadrës së Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen.
Ai është bërë lojtari më i ri i kësaj skuadre që luan në Bundesligë. Wirtz ka startuar te Bayer Leverkuseni që po përballet me Werder Bremenin.

Wirtz ka debutuar me 17 vjet e 15 ditë. Ai ka thyer rekordin e bashkëlojtarit Kai Havertz, që kishte debutuar me 17 vjet e 126 ditë.

Edhe Havertz kishte debutuar ndaj Werderit.

Sa i takon Bundesligës, Wirtz bëhet debutuesi i tretë më i ri në histori. Rekordin e mbanë Nuri Sahin që kishte debutuar me 16 vjet, 11 muaj e 1 ditë. I dyti është Yann Aurel Bisseck me 16 vjet, 11 muaj e 28 ditë.

Wirtz luan mesfushor ofanziv ndërsa ka dy gola e tri asistime në katër paraqitje për U-19 të Bayerit. Ai është bashkuar me Bayerin në janar nga të rinjtë e Koelnit.