Elida O’Connell për punën gjatë luftës: Familja nuk e ka ditë për tri vite se çka punoj

Periskopi.com Lajme

Gazetarja kosovare, Elida O’Connell, që në kohën e luftës në Kosovë punonte për Associated Press, ka rrëfyer momentet gjatë luftës në Kosovë, shkruan Periskopi.

Ajo ka treguar momentin kur kanë vizituar vendet e masakrave.

“Nuk ka qenë e lehtë, kur shkonim në vendet e masakrave, gjithçka çfarë shihje, ishte qetësi. Ne me donim se ku duhet t’i dërgonim kasetat e xhiruara, sepse ato mund të na konfiskoheshin”, thotë ajo.

Gjithashtu, Elida u shpreh se ajo asnjëherë nuk është frikësuar.

“Nuk e kam ndje frikën, nuk e kam menduar asnjëherë. Unë kam qenë njëra nga shumë gazetarë nga Kosova, ka qenë Jeta Xharra, Fisnik Abrashi e të tjerë. Jam krenare që kam pasur mundësinë të kontribuoj për të vërteten gjatë asaj kohe”, deklaroi ajo, shkruan Periskopi.

Tutje ajo tha se gjatë kësaj kohe familja e saj nuk ka qenë e informuar se po punonte në zonat e luftës.

“Familja nuk e ka ditë për tri vite se çka punoj, kur jam kthyer mami i këqyrke xhirimet dhe fillojë me qajtë, ajo e ka marrë vesh mbas gjashtë muajve që ka qenë reportere në luftë”, u shpreh ajo.