Isa Mustafa në gjendje jo të mirë shëndetësore, në Kuvend shkon me shkop

Periskopi.com Lajme

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi është parë duke ecur me shkop ndihmës në Kuvend.

Ai ka mbajtur një fjalim në fillim të Kuvendit.

Pjesë nga fjalimi i Isa Mustafës:

Ne përfunduam një proces gjithëpërfshirës zgjedhor. Dolëm me program, ide e vizion dhe mund të themi se jemi shpresëplotë se LDK po shfaq energji, veprim politik të koordinuar mirë dhe në bashkëpunim me anëtarësinë. Ka ardhur koha ta marrim përgjegjësinë për Kosovën. T’i sjellim ndryshimet që i duhen vendit. Ka kohë që duhet për t’i ndalur skandalet e qeverisjen e keqe. Ne si LDK duam politikë bashkimi, jo ndarje. Do t’i bashkojmë njerëzit e mirë të Kosovës. Ne dëshmuam se si qeveriset pa korrupsion e me zhvillim ekonomik. Kundërshtuam pazaret me territor e pavarësi tonën. LDK është e para me numrin e deputetëve, komunave më të rëndësishme që drejton dhe e para me besim të opinionit publik. Ne kemi përpara një LDK plot vlera dhe e gatshme të marrë përgjegjësi të reja. Ne po mbushim 30 vjet si partia më e vjetër. Nuk kemi frikë të marrim përgjegjësi. Kosova duhet të vazhdojë dialogun, në mënyrë që të përçojmë mesazh se ne jemi për dialog, por nuk do të ketë diskutime për kufij. Ne duam t’u japim mundësi për kandidim të gjithë atyre që mund të bëjnë për LDK’në. Pati disa incidente të vogla, por u kaluan. Ne jemi parti e njerëzve të mençur e të intelektualëve. Ata që janë të etur për pushtet u munduan të na pengojnë. Rivalëve tonë politikë u themi se shihemi në zgjedhje. Me ne, në Kosovë ka shpresë. Nga ky Kuvend do të dalim më të fortë e më të bashkuar. Ta përfundojmë këtë kuvend ashtu siç e filluam – në mënyrë solemne./PERISKOPI