Dëmshpërblimi për viktimat e urës, ashpërsohet debati mes qeverisë Conte dhe “Autostrada per l’Italia”

Periskopi.com Lajme

“500 milionë euro të dhëna nga “Autostrade për l’Italia” si dëmshpërblim për familjet e tragjedisë së urës Morandi janë mjaft pak e duhen katërfishuar o pesëfishuar”, ka deklaruar kyreminsitri italian Giuseppe Conte pas zyrtarizimit të vendimeve të marra nga bordi drejtues i kësaj shoqërie koncesionare.

Bëhet çdo orë e më i ashpër debati mes qeverisë italiane e shoqërisë koncesionare të rrugës së urës Morandi “Autostrade per l’Italia”.

Kryeministri Giuseppe Conte konfirmon vullnetin e qeverisë për t’i hequr koncesionin e rrugës “Autostrade per l’Italia” e paralajmëron një kundërpërgjigje në rast të masave penale që mund të ndërmarrë kjo shoqëri ndaj prishjes së kontratës me shtetin italian.

Ndërkohë shoqëria koncesionare e rrugës ky ndodhi tragjedia e shëmbjes së urës në Genova, ka zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit administrativ e më një komunikim mediatik ka shpërndarë zyrtarizmin e listës së iniciativave të menjëhershme që do të ndërmarrë, ndër të cilat ndërtimi i menjëhershëm e në një afat 8 mujor të një ure të re në celik e me tekonoligjitë më moderne, si dhe 500 milionë euro në ndihmë të familjeve të viktimave e banorëve të evakuar.

Ka reaguar ndaj kësaj deklarate kryeministri Giuseppe Conte i cili ka shprehur qartë se “500 milionë euro janë mjaft pak e duhen katërfishuar o pesëfishuar. Kjo shumë është mjaft modeste në krahasim me fitime që kjo shoqëri ka nxjerrë gjatë viteve”, tha ai.

“Mund ta pranojmë këtë sasi parash vetëm nëse është një dëmshpërblim i pjesëshëm si dhe pa influencuar në vendimin e qeverisë për nisjen e procedurës së heqjes së koncesionit të rrugës ndaj kësaj shoqërie”.

Ndërkohë brenda qeverisë Conte mbetet i hapur debati mbi propozimin e hedhur nga Lëvizja 5 Yje për shtetëzimin e autostradave italiane.

Brenda 8 muajve do ndërtohet urë e re në Gjenovë

Periskopi.com Lajme

Sot në Itali u zhvillua ceremonia mortore për personat që humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë, ndërsa qeveria italiane zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mediat italiane bëjnë me dije se në vendimin e qeverisë italiane është vendosur që ndërtimi i urës së re prej çeliku të bëhet brenda 8 muajsh.

Shoqëria e autostradave në Itali ka marrë përgjegjësinë dhe ka thënë se do të duhet shumë kohë për të gjetur të vërtetën e shembjes së urës, ndërsa ka deklaruar se do të japë rreth gjysmë miliard euro shpërblim për familjet e viktimave që humbëm jetën në këtë ngjarje tragjike si dhe për banorët e larguar, raporton Tgcom.

Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 43, pasi së fundmi ka humbur jetën edhe një shofer nga Rumania në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Pas tragjedisë në Itali, Shqipëria vendos që t’i kontrolloj urat

Periskopi.com Lajme

Pas tragjedisë në Itali edhe Shqipëria do të bëj verifikimin e urave për të parë nëse ka ndonjë problem.

Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nisur nga ngjarja tragjike rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë”, tha Tola.

Po ashtu ai shtoi se do të monitoroj në mënyrë të rrept tejkalimet e automjeteve me pesha të rënda.

“Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementeve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve, për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke prodhuar me shumë siguri rrugore”, tha në fund Drejtori Tola.

Itali, koncensionari që mirëmbante urën në Gjenova rrezikon 150 mln euro gjobë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se kompania koncesionare që mirëmbante urën që u shemb në Gjenova, do të përballet me një gjobë prej 150 milionë euro. “Ne do të fillojmë procedurën e revokimit të lejes pa pritur gjetjet në procedurën penale”, theksoi Conte.

Më herët, zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini tha se kompania “Autostrade per l’Italia” është përgjegjëse.

“Nëse ata nuk mund të menaxhojnë autostradat tona, shteti do ta bëjë këtë“, shton ministri i Infrastrukturë Toninelli.

Kompania – e cila mbylli 2017-n me të ardhurat operative të gati 4 miliardë $, tha se “ne do të investojmë mbi një miliard dollarë për sigurinë dhe mirëmbajtjen”.

Flet shoferi i kamionit që u ndal në cepin e urës së shembur

Periskopi.com Lajme

Shoferi i kamionit F.L. ia doli që mu në momentin e duhur ndalte automjetin e vet në urën e shembur në Gjenova. Kështu ai ia doli të mos binte nga lartësia prej 45 metrash.

Ai sot ka treguar e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes, transmeton Koha.net.

Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin medie të huaja.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.

Kamioni i tij i gjelbër zuri mediet botërore, Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frerë. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.

“Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai bartte mallra.

​Haradinaj ngushëllon homologun italian për tragjedinë në Gjenova

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte me rastin e tragjedisë që ka ndodhur dje në Gjenova ku pas shembjes së një mbikalimi kanë humbur jetën dhjetëra persona.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave në këto çaste të dhimbshme.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I kam dërguar telegram kryeministrit italian Giuseppe Conte, në të cilin, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i shpreha ngushëllime për humbjen e dhjetëra jetëve të qytetarëve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në tragjedinë e Genoas. Lutemi së bashku me popullin mik italian dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave në këto çaste dhembjeje.

Kush janë dy shqiptarët që humbën jetën në tragjedinë e Gjenovës (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Marjus Djerri, 22-vjeçari nga Shijaku është i pari viktimë shqiptare e konfirmuar nga tragjedia e urës Morandi, dhe pas tij edhe shoku me të cilin udhëtonin bashkë, Edi Bokrina.

Marjusi ishte me origjinë nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh me familjen në Gjenova. Mediat italiane thonë se dy të rinjtë ishin punëtorë të shërbimit komunal të ambientit.

Edi Bokrina është shoku i tij, të cilit udhëtonin bashkë në të njëjtën makinë dhe mediat italiane shkruajnë se trupi i tij u gjet në sy të prindërve dhe bashkëshortes.

Edi ishte nga Shkodra, dhe prej disa vitesh jetonte në Itali gjithashtu. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha më parë nga vetë daja i Edit, e më pas konfirmimi nga ambasada shqiptare në Itali./TCh/

Pacolli ngushëllon popullin italian

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime popullit italian rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjenova të Italisë, ku kanë humbur jetën të paktën 35 persona.

“Me shumë pikëllim po e përcjell situatën në Itali, ku aksidentalisht humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit Italian dhe familjeve të viktimave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër duke shkaktuar dëme të mëdha të infrastrukturës Italiane.

Shembja e urës në Gjenova, ish portieri i Cagliari-t: Jam mrekullisht gjallë

Periskopi.com Lajme

“I mrekulluar”, kështu e ka përkufizuar gjendjen e tij emocionale 30 vjeçari Davide Capello, ish portier i Cagliari-t.

Sportisti po përshkonte urën Morandi në Genova kur gjithçka u shkërmoq.

Capello bëri një ‘fluturim’ prej 30 metrash dhe makina e tij ngeci, por është mirë, shkruan tgcom.it

“Është e pabesueshme, nuk kam asnjë gërvishtje”, ka deklaruar.

“Fillimisht dëgjova një zhurmë, më pas rrëshqiti gjithçka. Jam i mrekulluar, po shkoja në Genova dhe isha mbi urë. Dëgjova një zhurmë, më pas shembja. 30 metra fluturim e më pas makina ka ngecur mes kolonave dhe rrënojave”, ka rrëfyer ish futbollisti për Sky Tg24.

Davide Capello i cili sot është një zjarrfikës, ka luajtur me fanellën e Cagliari-t në Savona dhe me kombëtaren nën 20 vjeç.

“E përshkoja shpesh këtë rrugë, një ndër më të rënduarat në Itali. Kam parë rrugën të thërmohej dhe ishte një frikë e tmerrshme.

Nuk di në çfarë kushtesh është makina ime”.

Sipas mediave italiane janë të paktën 35 persona që kanë humbur jetën pas shembjes  së urës, ndërkohë që fatlumi i kësaj tragjedie është mbrojtësi i Genoas, Domenico Criscito që zbuloi në “Instagram” se ai dhe familja e tij e kishin kaluar urën vetëm 10 minuta para rënies.