Zbuloni nëse e keni gjakun e artë

Periskopi.com Zoya

Më pak se 50 njerëz në botë kanë “gjak të artë”, pasi shkencëtarët e mbledhur rreth dr. Thierry Peyer, drejtor i Laboratorit Kombëtar të Imunologjisë në Paris, po e quajnë atë si llojin më të rrallë të gjakut në botë.

Ekzistojnë 35 sisteme të ndryshme për klasifikimin e grupeve të gjakut në mbarë botën dhe më i madhi, rhesus, dallon një total prej 50 antigjene.

Bëhet fjalë për proteina që ndodhen në sipërfaqen e qelizave të gjakut (qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha dhe trombocitet), të aftë për të reaguar me antitrupa.

Një studim i botuar në revistën ‘Journal’ e konsideron ekskluzivisht sistemin rhesus, shkruan Focus.de.

Ashtu si te të ashtuquajturat metodat ABO, edhe në sistemin e rhesusit ekzistojnë etiketa të tilla si Rh + (Rh pozitiv) nëse ekziston një antigjen i përshtatshëm në qelizat e gjakut (substanca e aftë për të reaguar me antitrupa).

Nëse nuk ka etiketa Rh pozitiv, atëherë flasim për llojin e gjakut Rh- (Rh negativ). Lloji më i rrallë i gjakut është Rh zero, i cili nuk ka asnjë nga 50 antigjenet e sistemit rhesus.

Në mbarë botën, janë regjistrua vetëm 43 njerëz me këtë lloj gjaku, transmeton KosovaPress.

Këta njerëz konsiderohen dhurues idealë të gjakut. Megjithatë, ndodh rrallë që një gjak i tillë përdoret gjatë transfuzionit. Gjegjësisht, rezervat janë aq të vogla saqë emri “gjak i artë” është plotësisht i justifikuar.

Një grup i rrallë i gjakut u përshkrua së pari më shumë se 40 vjet më parë – pasi u zbulua në vitin 1961 në një grua aborigjene.