Godet Barcelona, siguron talentin 19-vjeçar

Periskopi.com Sporti

Sao Paulo ka konfirmuar se Barcelona ka ushtruar të drejtën e blerjes për talentin e ri të moshave të ekipit brazilian Gustavo Maia.

Katalanasit e kanë fituar t ë drejtën e blerjes së lojtarit duke paguar 1 milion euro në janar dhe, tani, me 3 milionë e gjsymë të tjerë, kanë siguruar shërbimet e lojtarit.

Maia është një sulmues 19-vjeçar, i cili është dalluar te Sao Paulo që nga 2018-ta (30 gola në 36 ndeshje), por që nuk kishte debutuar akoma në ekipin e parë.

Me ekipin e moshave të klubit brazilian, Gustavo ka fituar në total shtatë tituj, por tani do të fillojë aventurën e madhe te Barcelona.