A e dini se Genta Ismajli kishte një lidhje 6-vjeçare me muzikantin e njohur

Periskopi.com Showbiz

Genta Ismajli së fundmi po shijon lidhjen e saj me biznesmenin turk Husan.

Siç duket vajtjet dhe ardhjet e Gentes për në Turqi do të shpeshtohen për shkak të takimeve me të dashurin e saj.

Vite më parë, Genta kishte një lidhje të gjatë me muzicientin Milot Binaku. Ish-çifti, kanë pasur një lidhje prej 6 vitesh por që i dhanë fund dhe arsyet asnjëherë nuk i kanë bërë të ditura.

Miloti vite më parë i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me Vjosa Shehun me të cilën e ka një vajzë.

Në anën tjetër, Genta vazhdon të jetë aktive duke sjellur projekte të shumta për fansat e saj.

 

Zbulohet emri dhe prejardhja e partnerit të Genta Ismajlit, nuk është shqiptar

Periskopi.com Showbiz

Pak ditë më parë Prive.al zbuloi lajmin se Genta Ismajli është në lidhje.

Ne publikuam edhe pamje të çiftit në dalje publike por një detaj nuk u kuptua – identiteti i mashkullit që ia mori zemrën Gentës.

Mashkulli i zemrës quhet Husen dhe është turk. Ai jeton mes Turqisë dhe Zvicrës ku ka bizneset e tij.

Tani, vizitat e shpeshta të Gentës në Turqi kuptohen me të gjitha arsyet e tyre.