Anëtari i PDK’së në KQZ ia numëron Kurtit humbjet që ia solli shtetit për 45 ditë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i PDK’së në KQZ, Ilir Gashi përmes një statusi në Facebook ka përshkruar mënyrat se si kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet tash e sa vite, duke e quajtur mashtrues e tradhtar, transmeton Periskopi.

Gashi po ashtu ia ka numëruar humbjet që ia solli Kurti për 45 ditë qeverisje.

 

Ja postimi i plotë:

I THEU PARIMET ELEKTORALE, E MASHTROI POPULLIN DHE TRADHËTOI MIQTË

Kryeministri më jetëshkurtër në Qeveri dhe me dëmet më të mëdha në historinë 20 vjeçare të Kosovës. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë ky lider i dhunshëm politik.

Për të ardhur në pushtet, ky njeri, përdori dhunën, të cilën e arsyetoi dhe e mbështjelli me disa gjoja parime, të cilat i harroi shpejt.

Na çuditi të gjithëve, në fakt.

Për të mbajtur pushtetin ai u soll si pacifist duke kompleksuar edhe Gandizmin.

Ai ndërtojë çdo kauzë deri te pushteti dhe theu çdo parim si mënyrë për të arsyetuar mbajtjen e tij. Por, ja që naiviteti i tij e bëri kamikaz politik.

Albin Kurti është shembulli tipik i një lideri që kekqpërdor besimin qytetar.

Ai për interesa ideologjike, la vendin në gjendjen më të rëndë pas vitit 1999! Ai e la Kosovën pa mundësinë që të përballet me Pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Albin Kurti po e len Kosovën në marrëdhëniet më të rënduara me miqtë, sidomos ata amerikanë, të cilët i tradhëtoi për interesa ideologjike.

Ky KM për 45 ditë Kosovës ia humbi 2 MILIARD DOLLARË investime dhe 200 MILIONË DOLLARË asistencë financiare.

Ky KM që rrejshëm shqetësohej për të rinjë e papunë, ia humbi Kosovës 2000 vende pune nga projektet që i dështoi.

Ky KM e ktheu Serbinë prej një pozite armiqësore me SHBA-të në një shtet partner të tyre.

Ky KM ia dha mundësinë Serbisë që të kërkoi, atë që e don qe 150 vjet, kordiorin për daljen në Adriatik.

Fatkeqsisht, ky KM asgjë të mirë nuk po i len Kosovës! Vetëm i’a rrembeu të ardhmën e saj!

 

Dialogu dhe paqja janë alternativë sfiduese e armiqësisë

Ilir Gashi Op-Ed

Kosova, është në fazën finale të dialogut me Serbinë. Politikbërja është komplekse, idetë dhe konkluzionet determinohen nga proceset e mëdha të cilat kërkojnë proaktivitet politik dhe qasje direkte në ritmin dhe zhvillimin e tyre.

Sot, kërkohen veprime të guximshme, vendime që shihen alternative dhe që së paku në dukje tejkalojnë çdo interes individual, grupor, shoqëror, etj.

Por t’i referohemi historisë, e shohim se si shembuj ka mjaft. Pas luftërave të mëdha e të përgjakshme, në “tryezën e dialogut” kanë përfunduar gjermanët me francezët, izraelitët me vendet arabe (paqja e Kemp Dejvidit), kroatët dhe boshnjakët me serbët, etj. Sot edhe më të freskëta si çështje, Krimea dhe plani Trump për Izraelin dhe Palestinën.

Rastet mund të jenë të ngjashme por nuk duhet të trajtohen të tilla, por as nuk duhet konstatojmë që janë bërë zgjidhje ideale, por me rëndësi historike ka qenë se janë ndërprerë armiqësitë dhe një “modus i paqes” mbi arritje të caktuara (traktate, vendime, marrëveshje, etj.), e ka zëvendësuar armiqësinë.

Orientimi i ynë i pa negociuar, duhet të jetë perëndimore. Assesi nuk duhet lejuar që segmente të caktuara për të prishur ekuilibrin e forcave të instaluara në Kosovë për manipulim të masave dhe opinionit, e ku si qëllim kryesor kanë prolongimin e procesit në emër të patriotizmit fiktiv, të vijnë në shprehje dhe të shkaktojnë pengesa në këtë drejtim qoftë ai edhe pushteti.

Ne duhet të jemi proaktiv dhe pragmatist drejt vendimmarrjes lidhur me zhvillimet për procesin e dialogut.

Duhet të jemi koshient ndaj veprimeve politike të cilat më pastaj, krijojnë realitet të ri. Veprimet tona, së pari duhet të jenë në interes të brendshëm dhe se ato, duhet të jenë mbi interesat opozitare, dhe ngjashëm.

Ne, me asnjë çmim nuk duhet që t’i zhgënjejmë partnerët – aleatët ndërkombëtarë në krye me SHBA-në. Është e kuptueshme dhe shumë e vështirë që në kohë reale të jesh edhe transparent aktiv edhe të kesh para vetës vendime të duhura për të prodhuar paqe dhe konsensus, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë që nuk është e mundur.

Miqtë dhe aleatet tanë ndërkombëtarë, dëshirojnë që shteti ynë të jetë modern, i fuqishëm dhe strategjik në raportet ndërkombëtare. Ngjarjet që po ndodhin sot në shoqërinë tonë, kërkojnë vigjilencë politike dhe diplomatike, sepse nuk duken të jenë të rastësishme.

Në të njëjtën kohë, qoftë vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe qoftë transparenca që duhet të ketë ky dialog, është logjike që ndonjë fazë të ketë diskrecion, arsyeja dhe qëllimi që nuk rrezikon strategjinë e vendimmarrjes që do t’i shërbente interesit afatgjatë të Republikës së Kosovës, por që as nuk bëhet shkaktar i palës refuzuese në dialog.

Shihet qartë se Taksa është pengesa që mundëson bisedimet dhe SHBA-ja, është duke e mbështetur një kërkesë tillë të Serbisë. Çdo lëvizje për heqjen e taksës, duke manovruar, duhet të ketë në konsideratë edhe pasojat e saj si dhe faktin që Serbia nuk pajtohet dhe është shprehur edhe kundër reciprocitetit si masë.

Kjo do të thotë që Serbia kërkon rikthimin e gjendjes së mëparshme, pra të para – taksës dhe rrjedhimisht edhe rikthimin në formatin e tillë të dialogut (dialogun e para taksës) dhe treguesit janë se nuk është shumë e interesuar në dialog rezultativ dhe as marrëdhënie serioze dhe korrekte me Kosovën të paktën para përfundimit te zgjedhjeve në Serbi. Taksa duhet të pezullohet deri në konstatimin e arritjes ose mos arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi (pezullimi nuk kishte për të zgjuar shumë diskutim të madh dhe do të jepte kredit në fillimin e dialogut).

Dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë, i qartë, i bazuar në parime dhe me rezultate konkrete për zbatimin e të cilave në praktikë të kërkohet garanci ndërkombëtare veçanërisht të SHBA-së, e që duket se e ka një seriozitet të tillë.

Në relacionin e marrëdhënieve ndërkombëtare duhet të jemi vigjilent, sepse koha po ecën mbrapsht! Gjykimi më racional dhe më i drejtë, është që të mos i shmangemi dialogut dhe të synojmë arritjen e paqes.

Duhet ditur një fakt, deri më sot, asnjë marrëveshje nuk është arritur e as diskutuar pa prani të SHBA-së. Rambujeja-Liria e Kosovës, bisedimet e Vjenës-Pavarësia e Kosovës dhe marrëveshjet e Brukselit, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe së fundmi bisedimet për njohje reciproke! Sot dialogu është zhvendos në Uashington.

Tani, kur jemi në fazën e fundit të bisedimeve me Beogradin, tavolina e bisedimeve mbushet me lloj-lloj planesh si zgjidhje. Por kjo është përshkruar indirekt me propozime si modelin e «korrigjimit të kufijve» përveç asociacionit me kompetenca “ekzekutive”, që rrjedhë nga Marrëveshja e 19 prillit 2013.

Është zhvilluar debati rreth kësaj çështjeje në qarqet vendimmarrëse ndërkombëtare që tregon se bëhet fjalë për korrigjim të kufijve. Korrigjimi-demarkimi do të ndodhë, si obligim për subjektivitet ndërkombëtar që kërkon definim të kufijve ndërshtetërorë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se korrigjimi si proces nuk mund të bëhet pa cenuar në mënyrë reciproke territor të të dyja vendeve, për faktin e paqartësive historike dhe pretendimeve legale që mund të shpërfaqen.

Hedhja e topit në opinion, me kërkesë maksimaliste se Lugina duhet të hyjë brenda kufijve shtetëror të Republikës së Kosovës, globalisht e ka rikthyer vëmendjen e diplomacisë botërore si asnjëherë pas vitit 1999 në relacionin Prishtinë – Beograd.

Si temë, korrigjimi i kufirit si rrjedhë logjike tregon se e ka arritur synimin që të fortifikoj kufijtë ekzistues, kur kemi parasysh qëndrimet ndërkombëtare rreth sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Kërkesa që Lugina e Preshevës të kalojë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, në mendjet e liderëve botërorë, zgjoi efektin domino të Lëvizjeve të kufijve në Ballkan, e cila arriti në pikën e ndjeshme të kundërshtimit të saj, e kjo qartësoi edhe qëndrimin ndaj integritetit dhe sovranitetit të Republikës nga qarqet me ndikim perëndimor.

Kjo sipas këndvështrimit politik dhe diplomatik e ka lehtësuar tavolinën e bisedimeve duke arritur qëllimin në disa drejtime:

E para, një JO e madhe lëvizjes së kufijve, i thuhet një PO e madhe sistemit unitar të vendit,

E dyta shteti nuk duhet të bëhet jo funksional me kërkesa që cenojnë sistemin politik dhe juridik të Republikës, sepse një gjë e tillë vetëm sa do të vononte definimin e kufijve në Ballkan.

 

 

Gashi: Kurti sot bëri pazare në një hotel ku qytetarët nuk kanë mundësi as kafe me pi

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi e ka kritikuar ashpër liderin e VV-së, Albin Kurtin për takimin e sotëm me kandidatën për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanin.

Kritika e tij ka të bëj me vendin ku Kurti me zyrtarët e LDK-së ka zgjedhur të takohet, në njërin prej hoteleve të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Ai thotë përmes një postimi në Facebook, se në atë hotel, “qytetarët e Kosovës nuk mund të pinë as kafe”.

Postimi i plotë:

Albini kundër Kurtit!

Kurti, ditën e parë pa u arritur marrëveshja, lëshon pe!
Fton listën serbe në qevrisje, ju ofron ministri!

Dikur Albin Kurti, sot, “Kryeministri” i Vehbi Kajtazit, në rolin e moralistit politik, shante politikanet qe mbanin takimet jashtë institucioneve.
E sot ai po bënë të njëjtën gjë, po bënë marrëveshje koalicioni në një hotel ku një qytetarë i zakonshëm (qe dikur ia qante hallin Kurti) nuk mundet as me pi kafe aty!.

Ilir Gashi do ta përfaqësojë PDK-në në KQZ

Periskopi.com Lajme

Pas shumë kohë pritjesh, PDK ka dërguar emrin e anëtarit të kësaj partie në KQZ, ndërsa vendi i dytë duhet të ndahet mes AAK-së dhe Nismës.

Pas zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) kishte dal fituese, por në Komisionin Qendror Zgjedhor u takonin vtëm dy vende. Por, tri partitë pretendonin që të kenë anëtarët e tyre, sepse në Kuvend vepronin si grupe të pavarura parlamentare. Presidenti Thaçi kishte kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese, nëse PAN do të përfaqësohet në KQZ si një subjekt i vetëm, apo si parti të ndara. Pas interpretimit të Kushtetueses, PAN mund të përfaqësohej vetëm me dy anëtar. Deri më tani KQZ ka funksionuar pa përfaqësuesit e pozitës, pasi nuk kishin dërguar asnjë emër të presidenti.

 

 

Tani PDK do ta ketë përfaqësuesin e vet. Me propozimin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli në KQZ është akredituar Ilir Gashi, i cili edhe më parë ka qenë anëtar i KQZ-së nga PDK.

Postimi i Gashit në Facebook:

Nder dhe privilegj, që me propozim të Kryetarit Z. Kadri Veseli, bëra betimin si anëtar i KQZ-së, para Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi! Betohem!