120 vjet histori dhe 4 herë kampion Gjermanie: Ish- klubi i Igli Tares drejt falimentimit

Periskopi.com Sporti

Momenti më i vështirë në 120 vjet histori ka goditur Kaiserslautern! Klubi gjerman, sot në kategorinë e tretë, ka prezantuar zyrtarisht kërkesë për procedurën e falimentimit, pas krizës së madhe ekonomike të klubit (rreth 20 mln euro).

Klubi nuk do të pësojë penalizim në renditje, duke parë se Federata Gjermane – në sajë të emergjencës së lidhur me Covid-19 – ka vendosur të mos aplikojë asnjë heqje pikësh për ekipet në vështirësi.

Guckt euch dieses Gesicht an – ihr werdet es das letzte… – 11FREUNDE

Kaiserslautern, pavarësisht së në komunikatë flitet për një rast për të rinisur nga e para gjithçka, rrezikon t’i dorëzohet krizës. Kërkesa e katër herë kampionëve të Gjermanisë për të falimentuar mund të tërhiqet brenda 3 muajve në vazhdim, me shpresën që 20 mln eurot të gjenden dhe të paguhen huadhënësit (bankat). Te Kaiserslautern kanë luajtur si Igli Tare, ashtu edhe Miroslav Klose.