Milaim Zeka: Kosova shtet i Burdushit, plot kazino e motele prostitucioni

Periskopi.com Lajme

Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Bedri Hamza, i cili sot në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se ‘asnjë kazino në Kosovë nuk është e licencuar’.

Zeka thotë se tash po e di pse Xhavit Haliti ka thënë se ‘krejt i kemi nga dy tre milionë euro”.

Zeka thotë se Kosova është shtet i Burdushit.

“I dashur populli im trim, patriotik, intelektual, me memorien me te madhe ne kontinentin evropian(pasiqe asgje nuk regjistrojme ne GB e trurit), a po e ndiqi çka po thote ministri Hamza: “Asnje kazino ne Kosove nuk ka licence”!!! E me leje te kujte kane punu? E sa milionat i kane ba? E tash po e di kur Xhavit Haliti tha “te tane i kemi ba nga 2-3 milion…!!! Shteti i Burdushit. Njesoje ashte edhe me Motelet e prostitucionit. Ku jane prokuroret? Ku jane hetuesit policor? Po hetuesit e ATK se?!!! Ani liberalizim po dojna me shtet mafioz?!!!”, shkruan Zeka në Facebook.

Ndryshe, Ministri i Financave Bedri Hamza, u shpreh se të gjitha vendimet që i merr Kuvendido t’i përkrahin, çfarëdo qoftë ai, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, asnjë kazino nuk është e licensuar.

“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim…po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licensuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba…rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, tha ai.

Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore,  në mënyre që gjatë impelentimit të mos paraqet problem.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet vetëm me nisma ligjore. Ai i bëri thirrje që brenda 45 ditëve të sillet ligji dhe të vendoset për zgjidhje, mbyllje të tërësishme apo bartje jashtë qyteteve.

Ai  kërkoi 10 minuta pauzë për të diskutuar nëse nisma për parandalim të lojërave të fatit të merret nga qeveria, apo Kuvendi.

 

 

Hamza: Asnjë kazino në Kosovë nuk është licensuar

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave Bedri Hamza, u shpreh se të gjitha vendimet që i merr Kuvendi do t’i përkrahin, çfarëdo qoftë ai, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, asnjë kazino nuk është e licensuar.

“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim…po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licensuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba…rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, tha ai.

Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore,  në mënyre që gjatë impelentimit të mos paraqet problem.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet vetëm me nisma ligjore. Ai i bëri thirrje që brenda 45 ditëve të sillet ligji dhe të vendoset për zgjidhje, mbyllje të tërësishme apo bartje jashtë qyteteve.

Osmani: Lojërat e fatit shkaktar i divorceve dhe prishjes së vëllezërve mes vete në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Deputeit i LDK’së, Naser Osmani, thotë se hulumtimet tregojnë që lojërat e fatit janë shkaktari kryesor i divorceve në Kosovë dhe prishjes së vëllezërve mes vete.

“Kjo është cështje që ka të bëjë me familjen. Pas hulumtimeve që kemi bërë kryetar, të marra nga Policia dhe Gjykata, lojërat e fatit janë shkaktari më i madh i divorcit në Kosovë. Janë problemi më i madh në ngatërresat në familje, edhe mes vëllezërve, borxhe të ndryshme, shantazhe për kthimin e atyre borxheve. Ajo çka duhet me theksu që tendenca e rritjes së lojërave të fatit në muajt e fundit, rrjedh nga vendimi i Shqipërisë për mbylljen e tyre, e tash ato kanë filluar të lulëzojnë edhe nëpër fshata kanë nis”, ka thënë Osmani./Periskopi/

Hoti: Kjo Qeveri ka mentalitet kazinoje

Periskopi.com Lajme

Në emër të propozuesit të Rezolutës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se askush nuk pasurohet nga bizneset e lojërave të fatit.

Sipas tij këto janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve.

Hoti kërkoi qe me anë të rezolutës të të mbyllen gjitha këto lojëra të fatit dhe të formohet një komision parlamentar.

“Është për keqardhje se vetëm pas ngjarjeve tragjike po vjen reagimi i institucioneve. Të gjitha të dhënat dëshmojnë se ky sektor është duke dështuar. Të nderuar deputetë nga Qeveria e ka miratuar një dokument që ka të bëjë me lojëra të fatit. Në vend që të ndëshkohen dhe të mbyllen lojërat e fatit, këto vetëm sa janë hapur. Vetëm një Qeveri me mentalitet kazinoje miraton një proces dokument të tillë. Në emër të deputetëve nënshkrues kërkoj ta miratojnë këtë rezolutë.  Qeveria të ndërpres gjitha llojet e lojërave të fatit dhe Kuvendi të miratojë një komision dhe brenda 1 muaji të sjell një dokument që i ndalon gjitha lojërat e fatit. Gjithashtu kërkoj që të mos ketë deputetë parlamentar”, tha Hoti.

Rezolutën e ka mbështetur edhe shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai kërkon që të mos debatohet dhe të shkohet direkt në votim të Rezolutës.

Konjufca: Dokumenti i Qeverisë thotë se kazinotë e ndalin dhunën në familje, kjo është skandal

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se në dokumentin e Qeverisë për kazinotë ka fjali skandaloze.

Ai ka thënë se ky dokument duhet të largohet urgjentisht nga ueb faqja e Qeverisë.

“Kazinotë e ndalin dhunën në familje, kush e ka shkru këtë fjali, ju lutem, kush është ai ekspert që e ka shkru këtë fjalie. Kjo kallxon çfarë koncepti ka Qeveria për familjen. Ky dokument tregon që dhuna në familje mundet me ndodh kur njerëzit rrinë bashkë në familje, kështu që burri duhet me dalë në kazino. E çka i ndodhë atij burri, shkon në kazino e humb jetën. Kjo është për mjerim, ju lutem heqeni atë dokument sa ma shpejt që është e mundur”, tha ai./Periskopi/

​LDK kërkon që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme për kazinotë

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme për nesër në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në kazino.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, vlerëson se është e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të shpreh qëndrimin e vet lidhur me këto ngjarje dhe të kërkojë nga Qeveria që menjëherë të pezullojë aktivitetet e kazinove dhe lojërave të fatit, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëritën më”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sipas LDK-së ngjarjet tragjike të javës së fundit, ku në ambiente të kazinove-lojërave të fatit mbetën të vdekur dy të rinj, duket qartë se nuk janë raste të izoluara.

“Ekziston rreziku që ngjarje të tilla të shndërrohen në fenomen. Mbrojtja e qytetarëve, ofrimi i sigurisë dhe ambientit të qetë janë përgjegjësi të shtetit të Kosovës. Prandaj, është detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të adresojnë me urgjencë këtë fenomen përmes seancës së jashtëzakonshme. Mos veprimi i institucioneve përkatëse shtetërore në këtë moment do ta vështirësoj adresimin e këtij problemi më vonë”, thuhet në komunikatë.

Mediat e huaja: Shqipëria ndalon bastet për të luftuar krimin e organizuar

Periskopi.com Lajme

Shqipëria miratoi ligjin që ndalon bastet sportive, kryesisht ato në internet, shumë të përhapura në vend, me qëllimin për të luftuar krimin e organizuar, shkruajnë mediet prestigjioze si AFP, “Washington Post”, “Reuters” apo “Associated Press”.

“Parlamenti votoi 75-0 për mbylljen e kazinove, përfshirë pikat e basteve mbi sportet, garat me kafshë dhe faqet e huaja të internetit të basteve, si dhe do të lëvizen në zona jashtë qyteteve”, shkruan agjencia britanike e lajmeve “Reuters”.

Ky ligj, që kufizon gjithashtu aktivitetet e kazinove, do të hyjë në fuqi në janar.

“Shqipëria numëron më pak se 4 200 qendra bastesh sportive, për një popullsi prej 2,8 milionë personash”, thekson agjencia zyrtare franceze e lajmeve AFP.

Sipas shifrave zyrtare, shqiptarët shpenzojnë deri në 150 milionë euro në vit në baste sportive, një shifër që arrin 700 milionë euro nëse llogariten edhe bastet klandestine.

Ligji i ri parashikon gjithashtu mbylljen e kazinove që ndodhen pranë shkollave.

“Ky është një mesazh i qartë kundër krimit të organizuar që pastron paratë nëpërmjet këtij aktiviteti, por është gjithashtu një lajm i mirë për të gjitha familjet dhe viktimat e lojërave të fatit, deklaroi kryeministri Edi Rama pas miratimit të këtij ligji në Parlament”, citon AFP.

“Ky vendim shkon në interes të shoqërisë shqiptare, por ajo dëshmon gjithashtu angazhimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi ai, transmeton atsh.

“Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama theksoi se shumica e kompanive që operonin në këtë sektor ishin të blera nga persona me rekorde kriminale dhe falenderoi deputetët për për votimin e kësaj mase pavarësisht një periudhe stresuese me mesazhe të shëmtuara të të gjitha natyrave”, citon “Balkan Insight”.

Opozita, që ka bojkotuar seancat parlamentare prej disa javësh, nuk mori pjesë në këtë votim.

“Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, Edi Rama është betuar se do të ndalojë industrinë e lojërave për të luftuar kundër kriminalitetit ekonomik, por deri tani nuk kishte arritur dot një mazhorancë në parlament mbi këtë çështje”, shkruan Radio Televizioni Irlandez, RTE, transmeton Tch, përcjell Klan Kosova.

“Ministri i financave Arben Ahmetaj tha javën e kaluar se buxheti i vitit të ardhshëm nuk e ka parashikuar të ardhurën nga taksa e kazinove dhe pikave të bastit, që ishte 54 milionë dollarë vitin e kaluar”, shkruan prestigjiozja “Associated Press”.

Nga ana tjetër “Wahsington Post” shton se “media është njoftuar se nëse nuk ndërpret reklamat e basteve ilegale do të mbyllen”, raporton Kosova Press në këtë përmbledhje të artikujve mbi mbylljen e basteve në Shqipëri.