Mediumi rus raporton për traditën e kërcimeve nga Ura e Fshejtë

Periskopi.com Lajme

Kërcimet nga Ura e Fshejtë sjellin një bukuri tjetër në ndërlidhjen e njerëzve të rrafshit të Dukagjinit me ujin dhe natyrën.

Ky aktivitet i cili tash e sa kohë është bërë traditë në këtë zonë të lumit të Drinit të Bardhë, ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Së fundi një nga mediumet më të vlerësuara në Rusi, Russia Today, ka raportuar për këto kërcime nga Ura e Fshejtë.

”1000 spektatorë shikojnë kërcimet e 14 garuesve në lumin e Drinit të Bardhë, nga 22 metra lartësi” shkruan Russia Today në pamjet e lëshuara.