Koalicioni 100% Kosovë nesër mbanë tubime në Drenas, Rahovec e Prizren

Periskopi.com Lajme

Nesër zhvillohet dita e shtatë e fushatës zgjedhore nga dhjetë ditë sa janë paraparë gjithsej për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Koalicioni AAK-PSD, për nesër ka paraparë tri tubime.

I pari do të mbahet në Drenas nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës, për të vazhduar me tubimin në Rahovec nga ora 18:00.

Ndërkaq, tubimi i fundit për nesër do të mbahet në Prizren, nga ora 19:30.