Gjesti i klubit të Vushtrrisë për fansat para ndeshjes kundër Trepçës 89 është për t’u duartrokitur

Periskopi.com Sporti

Vushtrria, skuadër e cila u rikthye në elitën e futbollit kosovar ua ka bërë një dhuratë të madhe fansave para ndeshjes së parë si nikoqire këtë edicion në Superligë, kundër Trepçës 89.

Vushtrriasit, përmes një postimi në Facebook, kanë lajmëruar se hyrja për fansat për ndeshjen kundër mitrovicasve do të jetë pa pagesë.

Gjest fantastik, marrë parasysh faktin se klubet kosovare nuk kanë shumë burime të të ardhurave tjera, dhe ato pak të ardhura që i gjenerojnë janë nga shitja e biletave. /Periskopi.com/