AAK nesër miraton Kodin Etik

Periskopi.com Lajme

Sekretar i Përgjithshëm i AAK’së, Besnik Tahiri, ka njoftuar përme llogarisë së tij në Facebook se nesër në Kuvendin e Punës që do ta organizoj AAK, do të paraqitet një pako për fuqizimin e demokracisë së brendshme.

Kuvendi përmban agjendë me tri pika kryesore ku do të marrin pjesë 600 delegatë:

Kodi Etik: Qëllimi i këtij Kodi është të siguroj që anëtarët e AAK të shërbejnë si gardian të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të tregojnë integritet të lartë shoqëror, t’i shërbejnë interesit të përgjithshëm, t’i shmangen konfliktit të interesit, të ushtrojnë detyrat e tyre me profesionalizëm dhe transparencë, dhe të vlerësojnë diversitetin dhe pluralizmin politik.

Departamenti për Fuqizimin e Gruas angazhohet për të shtuar përfshirjen aktive dhe përmbajtjesore të gruas në parti si dhe pjesëmarrjen e saj në vendimmarrje dhe bërjen e politikave të partisë në të gjitha forumet (Kryesi, Këshill Drejtues dhe degët lokale). Departamenti udhëhiqet nga një grua që do të votohet nga Këshilli Drejtues i partisë.

Themelimin e Institutit ‘Qendra për Hulumtim dhe Strategji’. Platfoma e Akademisë Politike, është e ndërtuar mbi modelet e avancuara të partive të djathta europerëndimore e që synon aftësimim e të rinjëve. Kjo Akademia Politike është një shkollë dhe koncept i ri në avancimin e politik-bërjes që premton sukses të lidershipit të ri në AAK.

Kuvendi i zhvillon punimet në Hotel Emerald, këte të diel, duke filluar nga ora 10:00.