Gjinovci kapet keq me përfaqësuesin e Kolegjit ‘Iliria’: Ju e keni mbytë cilësinë, ju interesojnë veç paratë

Periskopi.com Lajme

Rron Gjinovci nga ORCA është përplasur ne debat me përfaqësuesin e Kolegjit “Iliria”, Arbër Reçi – raporton Periskopi.

Gjinovci ka kritikuar Reçin, të cilit i tha se janë pikërisht kolegjet private ato të cilat e kanë shkatërruar cilësinë e arsimit në Kosovë.

Gjinovci në Debat plus në Tv Dukagjini i ka thënë Reçit se këto kolegje sillen si biznese dhe gjëja e vetme për të cilën kanë interes është profiti.

Tutje, për Gjinovcin ka qenë e papranueshme mënyra me të cilën Reçi i është drejtuar ekspertes nga Rumania, e cila rekomandoi mosakreditimin e disa prej universiteteve publike dhe kolegjeve private.

“Në shekullin 21 nuk i drejtohet askujt me nacionalitet. Çka ka rëndësi nacionaliteti i njerëzve. Ajo është eksperte e arsimit të lartë nga hapësira evropiane. Ju, as unë nuk jeni të denjë për ta vlerësuar atë”, i ka thënë Gjinovcit Reçit.

Reçi iu kundërpërgjigj Gjinovcit, të cilit i tha se një formë e tillë e debatit është e papranueshme për të./PERISKOPI