Skandal: Kadrijaj thotë se ministri Vitia liroi nga karantina në konvikte disa aktivistë të Vetëvendosjes (Dok)

Periskopi.com Lajme

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj sot në Facebook ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilit  disa personave u lejohet dalja nga karantina në konvikte, transmeton Periskopi.

Kadrijaj ka shkruar se këta persona janë aktivistë të Vetëvendosjes, prandaj edhe konsiderohet si shkelje ligjore.

Kadrijaj po ashtu ka konfirmuar për Periskopin se si e ka kuptuar se personat në fjalë janë nga Vetëvendosje.

‘’Unë sa kam hulumtuar, aktivistë të Vetëvendosjes janë’’, është përgjigja e saj

‘’Të gjithë e kuptojmē ligjin, dhe e kuptojmē se ligji duhet tē respektohet nga të gjithë: askush nuk është mbi ligjin.
Ministri i shëndetësis paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte.
Tash le të pergjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!’’, është shkrimi i saj në Facebook./PERISKOPI/