Atë që nuk e bëri Kosova e bën Finlanda, kualifikohet në Euro 2020 për herë të parë në histori

Periskopi.com Sporti

Finlanda do të luajë në një kompeticion madhor për herë të parë në histori, pasi me fitoren kundër Lihtenshtajnit siguroi kualifikimin për Euro 2020, raporton Periskopi.

Një gol nga Jasse Tuoiminen në pjesën e parë dhe dy nga Teemu Pukki në Helsinki nënkuptoi se “Shqiponjat” përfunduan në vendin e dytë në Grupin J, prapa liderit Italisë.

Ky triumf i dha fund një ecurie prej 32 tentativave të dështuara në kualifikime për Kupën e Botës ose Kampioni Evropian.

Kjo fitore nxiti festë madhështore në Helsinki. /Periskopi.com/