Musliu: Bashkë me Luljeta Veselin i siguruam gratë në Komoran se do të jemi zëri i tyre

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete nga PDK, Ganimete Musliu sot ka takuar gra nga Komorani, të cilat  i ka siguruar se bashkë me Luljeta Veselin, do të jenë zëri i tyre në Kuvend.

Musliu thekson se është kënaqësi kur ndan momente me gra.

Ja postimi i plotë:

Është kënaqësi kur ndan momente me gra, të cilat kanë rrëfime që të japin mësim, mësim se çka duhet të bëjmë më shumë në mbështetje të tyre. Të jenë pjesëmarrëse e vendimmarrëse në procese. Bashkë me të nderuaren Luljeta Gutaj Veseli, i siguruam gratë në Komoran, që me Qeverinë Veseli jo vetëm që do të jemi zëri i tyre por edhe shtytëse të nismave konkrete për to.