I dënuari me burg të përjetshëm, vetëvritet në qeli

Periskopi.com Lajme

Një i burgosur në moshën 40-vjeçare me inicialet F.V, banues në Mallakastër, ëshë gjetur i vdekur në qeli në burgun e Peqinit. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa gardianët kanë gjetur të pajetë trupin e 40-vjeçarit.

Nga dyshimet mendohet se ai ka varur veten, ndërsa ishte i dënuar me burgim të përjetshëm. ”Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten, i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr i madh në Mallakastër, në rrezik sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë

Periskopi.com Lajme

Një zjarr i madh mësohet se ka rënë në kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë si dhe shkurre.

Efektivët e Repartit të Zjarrfikësve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit, me qëllim që flakët të mos rrezikojnë shtëpitë e fshatit.

Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që zjarri po ndihmohet edhe nga era.

Është kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh. /rtsh/