Balotelli i befason të gjithë në pyetjen për shqiptarët, nxjerr flamurin kuqezi dhe ka një mesazh

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit, Mario Baloteli mbrëmjen e djeshme kishte bërë pyetje përgjigje me fansat e tij në Storyn e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur cilët janë më të mirë shqiptarët apo ganezët.

Sulmuesi italian ka etiketuar personin që e kishte pyetur dhe kishte vendosur një zemër në mes dhe anash dy flamujt, atë të Ganës dhe atë të Shqipërisë.

Një gjest i mrekullueshëm i Balotelit i cili duket se i vlerëson shumë shqiptarët.

Ja postimi i Balotellit.

Më të mirë shqiptarët apo...? Balotelli i befason të

 

Modelja braziliane thotë se është e dashuruar marrëzisht në Balotellin, sulmuesi ia kthen brutalisht

Periskopi.com Sporti

Modelja braziliane, Dayane Mello nuk e harron Mario Balotellin, edhe pse prej kohësh nuk janë bashkë.

E dashuruar pas tij që në moshën 19-vjeçare, ajo kishte lënë vendlindjen për të qenë krah sulmuesi.

Tashmë, Dayane është pjesë e “Grande Fratello VIP”, së bashku me Enock, vëllanë e sulmuesit të njohur.

Së fundmi, ajo ka folur për SuperMarion dhe futbollisti nuk e ka pritur mirë.

“Ka lënë shenjë në jetën time. Gjithmonë kam dashur të rri me të.

Ai është një person për të cilin kujdesem shumë. Kur jam me të bëhem nervoze dhe kjo është diçka që e ndjen vetëm kur dikush të pëlqen shumë. Kur jam me të zemra bën ‘tu-tum’, është më e madhe se unë, ndihem si një 15-vjeçare”.

Balotelli menjëherë ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale.

“Pusho së foluri për mua marrëzi dhe gënjeshtra edhe në shtëpi. Po jetoj jetën time pa ia prishur askujt, ndaj më lër në paqe dhe e kam seriozisht këtë”.

Vazhdojnë ‘shëtitjet’ e Balotellit nëpër Evropë, këto janë dy klubet që po interesohen për të

Periskopi.com Sporti

Mario Balotelli ka dy opsione për të ardhmen e tij.

Sulmuesi italian, pas një sezoni dëshpërues te Brescia, do të largohet këtë verë, për të nisur një aventurë të re.

Nuk kanë qenë të pakta skuadrat që Balotelli ka provuar viteve të fundit.

Corriere dello Sport raporton se agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka identifikuar dy klube për të ardhmen e lojtarit. Bëhet fjalë për Inter Miami dhe Besiktasin.

Në MLS dhe në Turqi, Balotelli nuk ka luajtur asnjëherë, duke veshur fanellat e skuadrave në Itali, Angli dhe Francë.

Nëna e vajzës së Balotellit po shijon pushimet në Greqi, shfaqet në krahët e të dashurit të ri

Periskopi.com Sporti

Ish e dashura e Mario Balotellit, Raffaella Fico, mori vëmendjen e të gjithëve, kjo pasi pas ndarjes nga Balotelli me të cilin kanë edhe një vajzë, u pa me të dashurin e saj të ri në plazhet e Greqisë.

Modelja, këngëtarja dhe modelja 32 vjeçarja tregoi fizikun e saj në bikini nën krahët e një burri tjetër.

Raffaella was seen playfully holding hands with her partner

Kujtojmë se, Balotelli më parë debatoi nëse ai ishte apo jo babai i Pias pasi ajo lindi në dhjetor 2012.

Ish-ylli i Manchester Cityt nuk e pranoi vajzën si të tijën derisa mori rezultatet e testit të ADN-së.

Sorpresa al San Paolo: Balotelli entra in campo con in braccio sua ...

Raffaella was ushered into the sea by her new man

Pas problemeve me klubin e Brescias, raportohet se; Baloetllit i është ofruar një ‘rrugë shpëtimi’ prej 43,000 në javë nga ekipi turk Besiktas. /Periskopi

 

Besiktas në krizë financiare, tifozët e ‘blejnë’ Balotellin?

Periskopi.com Sporti

Besiktas organizoi një ngjarje bamirësie mbrëmë në stadiumin Vodafone Park. Klubi është në vështirësi financiare dhe përpiqet të dalë me ndihmën e tifozëve.

Ngjarja pati një përgjigje të shkëlqyeshme, aq sa dhurimet nga mbështetësit përmes telefonit lejuan që klubi të mblidhte 83 milion lira turke (gati 10 milion euro) në fund të mbrëmjes.

Ëndrra “Balotelli” u dha motivim shtesë fansave. Sulmuesi italian ka nxitur ëndrrat e audiencës bardhezi, e cila dëshiron të ndihmojë klubin të blejë sulmuesin me këtë seri dhurimesh. Eventi u transmetua drejtpërdrejt në TV turk për 4 orë.

Balotelli zgjedh të ardhmen, ja ku do të luaj

Periskopi.com Sporti

Sezoni i Mario Balotelli-t te Brescia nuk ka shkuar ashtu siç shpresonin tifozët.

Sulmuesi ka qenë i detyruar të shlyejë një skualifikim prej 4 ndeshjesh në fillimin e sezonit dhe nuk ka bindur pas kthimit në fushë.

29-vjeçari, në fakt, nuk arritur ta mbyllë sezonin me klubin pas mosmarrëveshjeve me presidentin Cellino.

Për këtë arsye menaxheri i tij Mino Raiola është vënë në lëvizje për t’i gjetur një skuadër të re sulmuesit që ka refuzuar disa oferta nga Brazili.

Pretendentja numër një për Balotelli-n tani vjen nga Rumania dhe bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Cluj.

Sipas Gazeta Sporturilor, negociatat mes palëve janë në një pikë të mirë dhe marrëveshja është një hap larg. Kampionët e Rumanisë do të marrin pjesë në fazën paraeliminatore të Champions League.

Një mundësi e artë për Balotelli-n për të marrë revanshin e tij.

Brescia në luftë me Balotellin – uebsajti zyrtar i klubit publikon ‘sekretin’ e sikletshëm të tij

Periskopi.com Sporti

Karriera e Mario Balotellit si futbollist përgjithmonë do të etiketohet si “potencial i papërmbushur”.

Vec nëse italiani papritur shndrrohet në Cristiano Ronaldo në “pleqëri”, është virtualisht e pamundur të themi se 29-vjecari ka qenë sukses konstant.

Sigurisht, ka pasur shumë momente të mira në karrierën e tij që nga debutimi si 16-vjecar me Lumezzanen më 2006, por fatkeqësisht ato janë eklipsuar nga rënie më drastike, transmeton Periskopi.

Balotelli with Brescia

Sulmuesi enigmatik aktualisht është i kontraktuar me Brescian, por ka qenë një lëvizje që nuk i ka shkuar për shtati asnjërës palë.

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 19 paraqitje për klubin dhe tani është i përfshirë në luftë fjalësh me klubin rreth kontratës.

Të dy, edhe lojtari edhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë thënë se sulmuesi nuk u testua për koronavirus që prej largimit të karantinës në Itali, gjë që rezultoi me mos lejimin e tij në stërvitje për shkak të mungesës së certifikatës mjekësore.

Tani, Brescia e ka intensifikuar betejën me Balotellin duke e përditësuar profilin e tij në uebsajtin zyrtar të klubit.

Shkruhet se sulmuesi tani peshon 99.8kg, që është 8kg më shumë se që duhet për një lojtar. /Periskopi.com/

Brescia's website

Balotelli me frizurë të re, sulmuesi befason të gjithë me gërshetat

Periskopi.com Sporti

Pas përplasjeve me Brescia, për herë të parë në katër muaj, Mario Balotelli demonstron të gjithë humorin e tij të mirë, duke treguar një “look” të ri në Instagram. Tri gërsheta të thurura mire, që bien menjëherë mbi supet e tij.

SuperMario na njeh kështu, pra, përmes një videoje, me “hairstyle” e ri. Sulmuesi lombard është duke pritur të rikthehet në fushë, pas disa javësh fërkimesh me menaxhmentin e “dallëndysheve”.

Përshkallëzohet situata mes Balotellit dhe Brescias, përfshihet edhe agjenti – lojtari thirret në Prokurori

Periskopi.com Sporti

Përplasja mes Balotelli e Brescia transferohet në Prokurorinë federale. Supermario është thirrur si person i informuar mbi faktet pas deklaratave të menaxherit të tij Mino Raiola (“Më rezulton se Brescia është e vetmja shoqëri në Serie A që nuk ka bërë ende tamponin një lojtari të saj”).

Fjalë që tërbuan klubin e Massimo Cellinos, e që kanë zgjatur ditët e kontrollit nga ana e inspektorëve të Figc në qendrën sportive të Rondinelle.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, Balotelli do të dëgjohet në lidhje me kontrollet shëndetësore që kryhen mbi personat që frekuentojnë Qendrën sportive, mbi distancën mes personave e pastaj mbi situatën personale.

Balotelli mungon edhe në stërvitje, Brescia ia shkëput kontratën

Periskopi.com Sporti

Brescia pritet t’ia shkëpus kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi italian ka dështuar të kthehet në stërvitje në prag të rifillimit të Serie A më vonë këtë muaj. Kështu të paktën kanë raportuar mediat italiane të shtunën.

Balotelli (29) kishte nënshkruar vitin e kaluar për tri vjet me ekipin nga qyteti i tij, pasi Brescia u kthye në elitë ku nuk kishte garuar që nga viti 2011.

Balotelli është i njohur për telashet që ka shkaktuar gjatë karrierës te skuadra si Inter, Manchester City, Milan, Liverpool, Nice dhe Olympique Marseille. Ai ka 36 ndeshje për Italinë.

Sky Sports ka raportuar se Balotelli ishte përfshirë në një fjalosje me presidentin e Brescias, Massimo Cellino pasi futbollisti nuk ishte kthyer në stërvitje kur masat për koronavirus u lehtësuan në Itali.

Balotellit i është ofruar marrëveshje për shkëputje të kontratës, të cilën ai e ka refuzuar. Më pas klubi i ka dërguar letër avokatit të Balotellit, duke e informuar se kontrata e tij do të ndërpritet.

Balotelli ka shënuar pesë gola në 19 paraqitje në Serie A këtë edicion. Seria A pritet të vazhdojë më 20 qershor.

Karriera e Mario Balotellit prek fundin e fundit pas komenteve që sapo ka dhënë presidenti i Brescias

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka pranuar se ka gabuar që mori në skuadër sulmuesin Mario Balotellin.

Ky i fundit nuk ka zënë mend as me ish-ekipin e tij, prandaj konsiderohet një investim i gabuar, transmeton Periskopi.

“Ai nuk është shfaqur në stërvitje, nuk duket se është i përshtatshëm për të ardhmen e klubit. Ky është një problem. Balotelli ka një kontratë me ne në Serie A, por nuk e ka një kontratë për Serie B, nëse ne biem del i lirë në treg, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, ai bëri të ditur se vet lojtari nuk dëshiron të qëndrojë në Itali, dhe po vepron në këtë mënyrë.

“Balotelli papritur nuk dëshiron të qëndrojë në Itali më dhe po sillet në këtë mënyrë. Ne bëmë të dy gabim, mendoja se të vinte te Brescia që është qyteti i trij mund ta ndihmonte shumë. Në të njëjtën kohë mendoj se u trajtua në mënyrën e gabuar nga ish-trajnerët e mi”, – tha ai. /Periskopi.com/

Presdenti i Brescias i zhgënjyer me Balotellin: ‘Ai nuk e ka mendjen tek ne, ia di rëndësinë largimit të tij’

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka pranuar se Mario Balotelli do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, duke thënë se klubi është i zhgënjyer me sulmuesin italian.

Në javën e fundit u raportua në mediet italiane se Balotelli nuk kishte shkuar fare në stërvitje apo po ushtronte i ndarë nga bashkëlojtarët e tij.

“Ai është djalosh i çuditshëm. Ai nuk e ka mendjen tek ne më dhe unë nuk ia di rëndësinë largimit të tij”, tha Cellino.

“Kontrata e tij shfuqizohet automatikisht nëse në biem në Serie B, prandaj sipas të gjitha gjasave ai do të jetë lojtar i lirë sezonin e ardhshëm, duke e parë gjendjen në të cilën jemi”, shtoi ai.

“Ne e toleruam atë, disa herë e

Mario Balotelli lirohet nga klubi pas përleshjes me presidentin e klubit dhe mungesës në stërvitje

Periskopi.com Sporti

Mario Balotelli pritet të lirohet nga kontrata me Brescian, pas një mosmarrëveshjeje me presidentin e klubit, Mssimo Cellino, sipas raporteve.

Pavarësisht se ai ende kishte edhe dy vite në kontratën e tij, thuhet se klubi dhe lojtari janë të gatshëm të ndajnë rrugët, transmeton Periskopi.

Sipas “Mail”, Brescia dhe Balotelli kanë arritur marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë fund kontratës në fund të edicionit.

Raportet nga Italia potencojnë se ish-sulmuesi i Manchester Cityt nuk shkoi në stërvitjet e klubit për dhjetë ditë, pas një mosmarrëveshjeje me Cellinon.

Balotelli ia la fajin problemeve me stomakun për mungesën, sipas “ANSA”, por u kap duke punuar i vetëm para rikthimit në grup të mërkurën.

Mirëpo, trajneri, Diego Lopez kreu stërvitjen dhe Balotelli nuk ishte prezent.

Brescia duket e destinuar për të rënë në Serie B pasi të kompletohet ky sezon, derisa nëntë pikë e ndajnë atë nga zona e shpëtimit. /Periskopi.com/

Balotelli ‘braktisë’ Brescian që po lufton për mbijetesë, sulmuesi i jashtëzakonshëm drejt gjigantit turk

Periskopi.com Sporti

Italiani është kthyer në shtëpi verën e kaluar, ku ka luftuar për të përmbushur pritjet, pasi Brescia aktualisht po lufton për mbijetesë.

Balotelli, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Brescian, ka kontribuar me pesë gola në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A.

Në Itali raportohet se agjenti i lojtarit ka nisur kontaktet me Vasco de Gamën dhe gjigantët e Turqisë, Galatasaray.

Një transferim në Brazil, do të ishte një përvojë interesante për Balotellin, por edhe në Turqi do të kishte mundësi të luante në derbit e zjarrtë kundër Besiktas dhe Fenerbahce.

Balotelli rrëfen ‘tmerrin’ që përjetoi në karantinë: ‘Doja të çmendesha pasi mbeta krejtësisht i vetëm’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Italisë dhe Brescias, Mario Balotelli, do t’i rifillojë stërvitjet me shokët e tij të ekipit Brescia nga 18 maj, kurse Serie A po planifikon t’i rifillojnë ndeshjet përsëri me 13 qershor.

Ndërsa pasi ndeshjet janë anuluar për më shumë së dy muaj, ish sulmuesi i Manchester Cityt dhe Liverpool pranon se do të jetë pak i ‘ndryshkur’ kur të zbret përsëri në fushë.

The former Manchester City striker joked that he has been eating cardboard as he can't cook

‘Nëse më kaloni topin tani, unë nuk jam në gjendje ta marr atë nën kontroll me një prekje të parë’, i tha ai ish-shokut të skuadrës, Alessandro Matri gjatë një bisede në Instagram Live.

‘Do të çmendesha dy javët e para, sepse isha krejt vetëm.

‘Vajza ime është në Napoli, djali im është në Cyrih, nëna ime është në një moshë të caktuar dhe duhet të mbrohet, vëllezërit e mi janë në karantinë me fëmijët e tyre, kështu që unë mbeta vetë. Ishte e ashpër.’

Ndërkaq Balotelli pranon se pjesa më e keqe e bllokimit ishte të gatuante për vete.

‘Po haja vetëm ushqime të paketuara – ushqim jo të shëndetshëm, tre ditët e para, pasi nuk mund të gatuaj asgjë. Për fat të mirë, pastaj arrita të merrja ushqimi të gatshëm ‘. /Periskopi.com/

 

E quajti njeri negativ, Balotelli i përgjigjet Chiellinit: ‘Unë të paktën kam sinqeritetin t’i them gjërat në sy’

Periskopi.com Sporti

“Mario Balotelli është një njeri negativ, që nuk ka respekt për grupin. Në një ndeshje të Kupës së Konfederatave në 2013-ën, nuk bënte asgjë për të na ndihmuar”, ka shkruar Giorgio Chiellini në biografinë e tij dhe i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i sulmuesit italian.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Balotelli ka ironizuar me kapitenin e Juventusit, duke i kujtuar se po të ishte burrë i vërtetë, do t’ia kishte thënë në sy dhe shumë më herët këto mendime.

“Unë të paktën kam sinqeritetin dhe kurajën t’i them gjërat në sy. Ti që prej 2013-ës ke pasur shumë mundësi për t’i thënë këto dhe për t’u sjellë si një burrë i vërtetë, por nuk e bëre. Kush e di çfarë do thuash një ditë, për shokët aktualë të skuadrës, kapiten i çuditshëm. Nëse kjo do të thotë të jesh një kampion, atëherë preferoj të mos jem. Për fanellën e Italisë kam pasur gjithmonë respekt maksimal”, shkroi Balotelli.

Chiellini: Balotelli person negativ, pa respekt – por më i keqi i të keqes ishte Felipe Melo

Periskopi.com Sporti

Në fushë Chiellini nuk i bën zbritje askujt, por sic duket nuk i bën as në fletët e autobiografisë së tij “Unë, Giorgio”. Në librin e kapitenit të Juventus nuk ka fjalë të buta, sidomos për Balotelli e Melo. “Mario është një person negativ, pa respekt për grupin – shkruhet aty -. Në Confederations Cup, në 2013, nuk na ndihmoi për asgjë, njeri për ta kapur me shpulla”. “Një më i keq ishte Felipe: më i keqi i të keqes – vazhdoi libri -. Me të rrezikohej gjithnjë rrahja. Ia thashë edhe drejtuesve: është një mollë e kalbur”.

Fjalë të rënda, që i lënë pak hapësirë interpretimeve. “Nuk kam mëri e as më intereson të kem, nëse do të më takojë të ndaj dicka me ta do ta bëj – ka shpjeguar Chiellini për Repubblica -. Nuk jam miku më i mirë i të gjithëve, por janë dy të vetmit që kanë shkuar përtej një limiti të pranueshëm”. “Për mënyrën si jam gatuar, problemi nuk është nëse luan mirë ose keq, apo ndonjëherë nuk është mbrëmja jote, por kur të mungon respekti e brenda nuk ke asgjë – vazhdoi ai, duke rritur dozat e sulmit kundër Balo e Melo -. Një herë ndodh, por kur është e zakonshme jo”.

“Në fushë del një pjesë e imja që nuk ekziston në jetë e që kam mësuar ta kontrolloj – ka shtuar mbrojtësi i Juventus -. Në fushë ‘urrej’ Inter, pastaj jashtë qeshim të gjithë bashkë”. “Mesazhi i Javier Zanetti pas dëmtimit është ai që ma bëri qejfin më shumë”, ka përfunduar Chiellini duke folur për autobiografinë, të ardhurat nga e cila do të shkojnë për shoqatën “Të pakalueshmit”.

Shpërthen presidenti i Brescias: Balotelli është si fëmijë

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, e ka pranuar se ka gabuar që e ka sjellë në klub sulmuesin italian Mario Balotelli, për të cilin thotë se është shumë i papjekur, si një fëmijë i llastuar.

Ish-pronari i Cagliarit dhe Leeds United shpesh ka kërcënuar se do të largohet nga futbolli dhe tani është presidenti i vetëm në Serie A që po kërkon që sezoni aktual të anulohet.

“Ky nuk është futbolli im më. Nuk ka të ardhme. Është bërë e pamundur të jesh president. Nuk më bën më se a kthehemi për të luajtur apo jo. Është e turpshme që Italia po qëndron duar kryq duke e pritur UEFA-n dhe Gjermaninë për të na dhënë udhëzime se çfarë duhet të bëjmë tutje. Le të vendosin një herë e përgjithmonë, por shpejt”, tha Cellino.

Cellino tha që i ka bërë disa gabime gjatë këtij sezoni, përfshirë blerjen e Balotellit.

“E doja Balotellin, por ai doli të jetë shumë i cekët dhe fëmijë në sjelljet e tij jashtë fushës. Por të jem i qartë, ne nuk do të biem në Serie B për shkak të Marios. Nëse një fëmijë është i pasjellshëm, faji është i prindërve, pra me siguri ne nuk jemi marrë siç duhet me të”, shtoi ai.

Balotelli: ‘Kam një tip karakteri të veçantë, nëse do bëhesha trajner do t’i stërvisja të vegjëlit’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi italian, Mario Baloteli njihet për sjelljet e tij si “djal i keq” në fushën e blertë, sjellje të cilat i ka shfaqur disa herë edhe kundër trajnerëve.

Baloteli55

Prandaj dhe u vendos në vështirësi kur u pyet për të ardhmen e tij pas 20 vitesh. Sulmuesi i Breshias u shpreh se nuk e di si do reagonte në rast se një futbollist i flet keq, ja përse e ka të vështirë ta mendojë veten si trajner.

baloteli

“Kam një tip karakteri të veçantë dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje të jem trajner. Nuk e di si do reagoja nëse dikush më përgjigjet keq. Nëse do të zgjidhja, atëherë do të stërvisja të vegjëlit,” deklaroi Baloteli në një lidhje në Instagram me “Er Faina”.

 

Balotelli: Pritën që të infektohet dikush te Juventusi

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Brescias, Mario Balotelli ka thënë duke u talur se “ata pritën që Juventusi të rrëmbente primatin” para se ta pezullonin ligën, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Aktualisht në karantinë, së bashku me gjithë tjerët në Itali, “SuperMario” kaloi kohën e tij duke biseduar me një mik të tij në InstagramLive, transmeton Periskopi.

“Duhet të qëndrojmë në shtëpi djema, njerëzit nuk e kuptojnë seriozitetin e asaj që po ndodhë,” tha italiani.

“Më mungon futbolli, por duhet të qëndrojmë në shtëpi. Nëse nuk e bëni, do t’iu godas shuplakë.

“Ata pritën që Juventusi të rikthehej në krye për ta ndalur ligën,” shtoi ai me tallje. /Periskopi.com/