Mbyllen konviktet dhe mensa e studentëve

Periskopi.com Lajme

Qendra e Studentëve ka njoftuar se me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07, ka marrë vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra e Studentëve ka njoftuar se mensa do të jetë e mbyllur nga dt.12.03.2020 nga ora 14:00 ndërsa konviktet nga dt. 13.03.2020 deri në ora 14:00, deri më datën 27.03.2020.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë merr vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve. Mensa do të jetë e mbyllur nga dt.12.03.2020 nga ora 14:00 ndërsa konviktet nga dt. 13.03.2020 deri në ora 14:00, deri më datën 27.03.2020”, thuhet në njoftim.

Mbyllet thertorja dhe depoja e mishit në Pejë, kishin transportuar gjedhe pa dokumentacion

Periskopi.com Lajme

Janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës.

Siç njofton policia, janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therrura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës. Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.