Avokatja më seksi shqiptare tregon ofertat që merr nga meshkujt (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Redona Koçi është një prej vajzave shqiptare më tërheqëse në rrjetet sociale. Ajo është cilësuar si “juristja më seksi në Shqipëri” dhe ka mijëra ndjekës në Instagram.

Krahas profesionit krahas profesionit të saj ajo vazhdon edhe karrierën si modele, ku nuk mungojnë fotot me të brendshme që duket se janë të preferuarat e saj. Shpesh brunia joshëse poston foto të nxehta tek të cilat merr shumë komplimente.

Redona thotë se është me fat që ka lindur e bukur, megjithëse shpeshherë ndjekësit në rrjetet sociale e akuzojnë se është “ e bërë” dhe se përdor Photoshop “të theksuar” në fotot e saj.

Një juriste në botën e modës. Si reagojnë njerëzit kur njihen me profesionin tënd?

Njerëzit më tepër më njohin si modele sesa juriste, sepse modelingun kam ushtruar, ky është pasioni im, ndërsa juridiku është një shkollë e përfunduar, por jo e ushtruar.”

Bën shumë përshtypje në rrjetet sociale me pozat e tua. E ke menduar t’i hysh televizionit dhe ku mund të të shohim?

Ajo që unë dashuroj më së shumti është që të pozoj para aparatit fotografik, prandaj edhe nuk e kam menduar botën e televizionit. Jo, nuk e kam menduar, por po e mendoj meqenëse ma propozuat (qesh). Në një të ardhme nuk i dihet (Kurrë mos thuaj kurrë!).”

Është krijuar një brez i ri vajzash “Instagram”-i që bëjnë shumë përshtypje me jetën e ëndërruar të luksit. Po ti ç’përgjigje do u jepje atyre që të pyesin për jetën e shtrenjtë?

E rëndësishme për mua është të bësh një jetë të lumtur me personat e zemrës. Sa për luksin, të gjithë e duam, të jemi realiste, por çdo gjë vjen gradualisht.”

Paraja për ty është qëllim në vetvete, dhe si do e shtosh pasurinë?

Paraja është diçka, por nuk është gjithçka. Sa për pasurinë, po rritet pak nga pak (qesh).”

Ç’të duket e padrejtë në mënyrën si meshkujt sillen me femrat në Shqipëri? Ti vetë çfarë nuk do të toleroje?

Një ndër elementët kryesore dhe të patolerueshëm është dhuna ndaj femrës. Kjo është ndër faktorët kryesorë, të cilin unë nuk do e toleroja, që femra të diskriminohet brutalisht.”

Në një intervistë je shprehur se të kanë bërë ofertë pune me një shumë të madhe. Cila është shifra më e madhe që të kanë propozuar?

Shifrat janë të mëdha dhe të ndryshme, por futen te të parëndësishmet, për mua, kur në punë mungon korrektësia, disiplina dhe serioziteti, kulturë e cila mungon në vendin tonë, fatkeqësisht.”

 

19 mijë e 721 persona u dënuan veç gjatë vitit 2018 në Kosovë, 1 mijë e 11 prej tyre ishin femra

Periskopi.com Lajme

Në gjykatat themelore dhe degët e tyre gjatë vitit 2018, të akuzuar për vepra penale kanë qenë gjithsej 28.696 persona, ndërsa me aktgjykim gjykues janë dënuar 19. 721 persona, prej tyre 1.011 ishin femra.

Kjo bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë” për vitin 2018, publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Krahasuar me vitin 2017, numri i të akuzuarve në vitin 2018 është më i madh për 1.990 persona ose shprehur në përqindje për 7.4%. Ndërsa, numri i të dënuarve është më i madh për 968 persona ose 5.2%, krahasuar me vitin 2017.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore për persona madhorë, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale, si dhe personat e dënuar për kundërvajtje në vitin 2018. Këto të dhëna ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit etj.

 

 

Në shkollat e Drenasit edhe meshkujt po ngacmohen seksualisht

Periskopi.com Lajme

“Faktorët kontekstual dhe dhuna seksuale e raportuar në mesin e nxënësve të shkollave fillore në komunën e Drenasit”, ka qenë një nga punimet që sot është prezantuar, e që është thënë se nga analizimi i të dhënave është vërejtur se kjo formë e dhunës është e pranishme.

Këtë hulumtim e ka prezantuar Vahide Morina, e cila tha se nga të gjitha të dhënat që ajo ka mbledhur ka dal që dhuna seksuale është raportuar të jetë prezentë në shkollat e Drenasit, dhe se ajo është raportuar si nga nxënësit, ashtu edhe nga ana e mësimdhënësve.

Derisa ka treguar rezultatet e hulumtimit, ajo tha se meshkujt kanë raportuar më shumë se kanë përjetuar ngacmime seksuale.

“Sipas gjinisë, ka qenë një rezultat befasues se hipoteza e hulumtimit ka qenë që femrat do të raportojnë një nivel më të lartë të ngacmimeve seksuale. Ndërsa, në të gjitha deklaratat meshkujt kanë raportuar më shumë përjetim të ngacmimit seksual. Njashtu edhe dhuna ose niveli i ngacmimeve nga ana e djemve të vajzave është shprehur të jetë mbi 30 përqind, që kanë deklaruar se kanë ngacmime nga djemtë. Edhe nga stafi është raportuar të ketë viktimizim, por jo në nivel shumë të lartë, mirëpo me tendencë më të lartë nga mësimdhënësit… Tek dallimet gjinore në përjetimin e ngacmimeve seksuale për shkak se ka qenë rezultati befasues, ku meshkujt kanë raportuar të jenë më shumë të prekur nga këto ngacmime dhe ia kemi shtuar edhe faktin që sipas studimeve, meshkujt janë ndaj dhunës në përgjithësi, si dhe agresioni gjinor kryesisht tek meshkujt është më prezent sesa tek femrat”, tha ajo.

Pas këtij hulumtimi ajo rekomandon që çështja e ngacmimeve seksuale të trajtohet në nivele më të larta, si nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Një tjetër prezantim që është bërë gjatë konferencës ka qenë edhe “Loja humbje kohe, apo …!?, ku këtë e ka prezantuar Granit Haliti, i cili tha se çdo ditë e më shumë fëmijët po kalojnë më shumë kohë në celularët dhe videolojërat e tyre.

Ai ka treguar se është bërë një hulumtim për lojën e quajtur “2048” dhe ka treguar se cilat kanë qenë rezultatet.

“Aftësia e videolojës ka ndërlidhje signifikante pozitive me nivelin e inteligjencës jo verbale. Nëse e matim ndërlidhjen mes aftësive të videolojës dhe aftësive të rrjedhshmërisë dhe saktësisë së leximit të këtyre  variablave që ne i kemi përdorur, të gjitha variablat tregojnë që ka ndërlidhje negative shumë të lartë signifikante. Pra, fëmijët që kishin aftësi me të mirë të videolojërave kishin aftësi shumë më të ulëta të leximit të fjalëve. Tek aftësitë matematikore shohim se ka ndërlidhje të lartë signifikante pozitive me inteligjencën, po ashtu edhe me aftësitë e videolojërave, por ka ndërlidhje negative me aftësitë e leximit. Pra, sa më të larta që ishin aftësitë matematikore shkathtësitë e tyre më të ulëta ishin shkathtësitë e leximit”, deklaroi ai.

Pas këtyre rezultateve, ai rekomandoi që të krijohen metoda të reja të të mësuarit përmes lojërave, sidomos për moshat e hershme, ndërrimi i sistemit arsimor shabllon të të mësuarit, si dhe të bëhen hulumtime të reja që tregojnë llojet e aktiviteteve që ndikojnë pozitivisht në shkathtësitë akademike.

Gjatë ditës, janë prezantuar edhe punime të ndryshme si “Gjuha e trupit ne klasë – mesazhet joverbale mes mësimdhënësit dhe nxënësit”, “Dilemat morale tek fëmijët”, “Perceptimet e studentëve për klimën në shkollë dhe përformancën akademike: Eksplorimi i faktorëve individual, familjar dhe faktorëve të ndërlidhur me shkollën.”, e tema të tjera.

 

Pas divorcit, Kate Beckinsale del vetëm me meshkuj të rinj

Periskopi.com Showbiz

Aktorja e Hollywod-it u divorcua nga regjisori Len Wiseman në vitin 2016, pas 12 vjetësh qëndrimi në lidhje.

Kate Beckinsale ka qenë gjithmonë e angazhuar të punojë pa një jetë familjare, për shkak të marrëdhënies së thyer me aktorin Michael Sheen me të cilin ka vajzën 20-vjeçare, Lily.

Ndërsa nënshkroi letrat e divorcit, aktorja la jetën familjare dhe u kthye në daljet e saj dhe lojërat e fatit me miq. Por pas divorcit, ajo filloi të takonte shumë meshkuj të rinj, kështu që mediat shpesh e përshkruajnë si motra e vjetër e vajzës së saj, transmeton KosovaPress.

Para lidhjes me Len, ajo ishte në lidhje me aktorin 22-vjeçar dhe modelin Matt Rife, por marrëdhënia e tyre e trazuar njëvjeçare përfundoi në fillim të nëntorit 2018 kur Kate u lidh me komikun 30-vjeçar, Jack Whitehall.

 

Mbi 200 meshkuj viktima të dhunës në familje

Periskopi.com Lajme

Viktima të dhunës në familje nuk janë vetëm femrat, numri i të cilave është vazhdimisht në rritje dhe dhuna ndaj tyre shpesh është kthyer në tragjedi. As meshkujt kosovarë nuk po shpëtojnë lehtë kundrejt kësaj dukurie. Rritja e rasteve të dhunës brenda familjes vlerësohet si shumë shqetësuese nga njohës të çështjeve të sigurisë dhe nga sociologë, të cilët përmendin edhe faktorët që po ndikojnë në shkatërrimin e familjes

Që nga paslufta dukuria e dhunës brenda familjes ka shënuar rritje të vazhdueshme. Viktima të dhunës në familje nuk janë vetëm femrat, numri i të cilave është rritur dukshëm këtë vit. Dhunës në familje nuk i shpëtojnë as meshkujt.

Zyrtarë për medie në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti 225 meshkuj kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se vetëm brenda nëntë muajve të këtij viti janë shënuar mbi 1100 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar janë shënuar mbi 1200 raste të tilla, shkruan Zeri.

“Rastet ‘Dhunë në familje’ në periudhën nëntëmujore janë evidentuar 1129 raste. Në këto raste 901 viktima kanë qenë femra dhe 225 meshkuj, kurse vitin e kaluar kanë qenë 1271 raste, ku 958 viktima kanë qenë femra dhe 261 kanë qenë meshkuj”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Tre meshkujt e vetëm të mbetur gjallë pas masakrës që shoi tre familje në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Një masakër ishte ajo që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona mes të cilëve dy fëmijë, u shuan nga fisi Zykaj, në tre familje.

Dy të moshuar, Demir Zyka, vëllai i gjyshit të autorit 24-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Ferie, u ekzekutuan të parët në banesë.

Bashkë me ta, në shtëpi, Ridvan Zykaj vrau edhe djalin e 75-vjeçarit, bashkë me nusen e tij, Azem dhe Afërdita Zykaj.

Më tej, ka shkuar në banesën e djalit tjetër të vëllait të gjyshit të tij. Atje ka kryer edhe vrasjet më të rënda dhe më gjakftohta, dy fëmijë.

24-vjeçari vrau Besim Zykajn me gruan e tij Vasilikën, dhe dy fëmijët e çiftit, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e vogël, Ledionin, 9 vjeç. Të gjithë kushërinj të autorit, të vrasësit makabër i cili u kap nga policia pas disa orëve arrati.

Report Tv raporton këtë mëngjes se vetëm tre meshkuj të familjeve Zyka kanë shpëtuar, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi. Ndërkohë djemtë që janë në Shqipëri nuk kanë qenë në banesë, ndërsa njëri prej tyre punonte në një restorant në qytetin e Vlorës.

Personat që Ridvan Zykaj i mori jetën

Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit)

Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit)

Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit)

Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit)

Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit)

Azem Zyka (djali i Demirit)

Afërdita Zyka (gruaja e Azemit)