Meunier: Neymar është frustrues dhe poshtërues

Periskopi.com Sporti

Neymar i poshtëron lojtarët kundërshtarë për mënyrën se si ai luan, sipas mbrojtësit të PSG Thomas Meunier, i cili thotë se ai nuk dëshiron të ndryshoj.

”Ai është një lojtar frustrues për kundërshtarët. Ai mund të ndalojë befasisht me topin dhe këtë e bën shumë herë”.

”Është mjaft i bezdisshëm, mund ta kuptoj. Gjithashtu, është një avantazh për ne. Dy ose tre lojtarë ndëshkohen me karton për shkak të tij”.

”Ai e di se si të jetë pak i ‘poshtër’. Është e mirë për ne dhe ai e bën atë me të vërtetë mirë”, u shpreh belgu./Periskopi/

Belgjika kalon në epërsi pas vetëm katër minutave lojë ndaj Anglisë (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Thomas Meunier ka kaluar Belgjikën ne epërsi ndaj Anglisë

Belgjika po luan me Anlginë në Saint Petersbourg për vendin e tretë në Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Belgët e kanë nisur në mënyrë fantastike ndeshjen ku kanë kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave lojë.

Thomas Meunier shënoi golin e avantazhit në minutën e katërt pas asistimit të Chadlit. /Periskopi/